Lifestyle Love & Sex

Gjestet e vogla janë ato që mund të bëjnë diferencën/Për një lidhje të shëndetshme duhet të thoni më shpesh fjalën…

Në lidhje shumë të gjata është e thjeshtë ta reduktosh padashje rëndësinë e mirënjohjes. Ndërveprimi konstant me njëri-tjetrin mund t’ju bëjë të mendoni se nuk është e rëndësishme të thoni shpesh fjalën “faleminderit”.

Sipas një studimi të ri të bërë në ‘University of Kentucky’, është shumë e rëndësishme që partnerët t’ia shprehin mirënjohjen njëri-tjetrit sepse kjo do t’jua forconte edhe më shumë raportin, shkuan ‘Psychology Today’. Në vend që të jeni njeriu i fundit që i thoni “faleminderit”, partneri juaj është i pari i cili duhet të dijë se jeni mirënjohës për gjithçka që bën për ju dhe se çdo ndihmë që jep është e rëndësishme.

Përveçse të thuash shpesh “faleminderit” ndikon tek ndjesitë pozitive mes partnerëve, i shton rëndësinë e tij/saj si individ duke i dhënë vendin që meriton. Kur ti njeh dhe vlerëson gjithçka ai bën për ty, riforcon idenë se partneri nuk është thjesht dikush që plotëson nevojat dhe dëshirat e tua, por një person që kontribuon tek to sepse të do.

Duke shprehur mirënjohje, ndihmoni që niveli i stresit të partnerit të reduktohet dhe cilësia e lidhjes suaj të rritet. Madje, ndjesia e përgjegjshmërisë ndaj lidhjes do të rritet. E rëndësishme është që ato veprimet e vogla të përditshme të vlerësohen edhe me zë të lartë.

Debatet e vogla janë diçka normale kur jeni në çift. Jo gjithmonë duhet të biem dakord me partnerin mbi tema të ndryshme, pasi secili prej nesh ka mendimin e tij. Sidoqoftë, edhe pas debateve duhet të përpiqemi të rregullojmë çdo hatërmbetje. Në këtë link po ju tregojmë se si të pajtoheni me partnerin apo partneren bazuar tek shenja e tyre e horoskopit.