Celebrities Gossip Showbiz

Gjesti i Dafinës për skuadrën e saj është më emocionuesi që mund të keni parë…

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Këngëtarja nuk ka pasur të ndalur edhe me shumë projekte të reja solo dhe bashkëpunime. Kujtojmë se para pak ditësh, Dafina ka publikuar këngën më të re, një bashkëpunim me reperin e njohur Elinel. Kënga e re e titulluar “Faj” është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe ka kaluar disa milionë klikime në YouTube.

E pas suksesit të saj padyshim që ‘fshihet’ dhe një skuadër shumë e madhe që tanimë prej shumë vitesh bashkëpunim janë kthyer në një familje për të. Bëhet fjalë për “Moneyz Music” dhe bukuroshja me veprimin më të fundit ka treguar dashurinë e madhe që ka për ta. Dafi ka gdhendur në mesin e gjoksit të saj shkronjën ‘M’ dhe besojmë se skuadra e saj ndihet shumë krenare për të.

Para disa kohësh, Dafi i është nënshtruar një operimi në gjurin e saj të djathtë, për shkak të lëndimit prej kohësh të ligamentit të përparmë. Disa javë pas operacionit ajo mori kujdesin e duhur me injeksionet e nevojshme për rikuperim. Por duket se këngëtarja akoma vuan të njëjtin problem shëndetësor.

Dafinën e kemi parë shumë aktive me koncerte dhe projekte të reja muzikore dhe me një projekt të ri që nuk ka të bëjë me muzikën. Bukuroshen tanimë do e shikojmë edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Përveçse një divë në muzikë, tanimë Dafin do ta shikojmë si një ‘bizneswoman’. Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar se së shpejti do të lançojë koleksionin e saj të aksesorëve me emër “Dafina Capsule Collection”. Bukuroshja ka treguar se për këtë koleksion është frymëzuar nga natyra e saj mitike dhe kultura egjiptiane. Kjo është hera e parë që e shikojmë këngëtaren në botën e biznesit.