Lifestyle

Gjetja e një mënyre për t’i shpëtuar vetëvrasjes!

Duket sikur karantina dhe problematikat e pandemisë, i kanë shtuar prirjet vetëvrasëse tek njerëzit që vuajnë nga çrregullimet emocionale dhe problemet mendore. Të shumta janë rastet në rritje dhe historitë që këta njerëz mbajnë në vetvete. Si lind ky problem dhe çfarë e shkakton atë? Kjo është historia e dikujt që ka arritur t’i shpëtojë vetëvrasjes.

Ishte prill i vitit 2006 dhe unë isha i sëmurë me mendime vetëvrasëse. U vara nga daljet e emergjencës dhe sa nuk rashë nga çatia e ndërtesës sime. E dashura ime Regan ishte e rraskapitur nga muajt e vështirë që unë po kaloja në jetën time. Unë vetëm sa bëhesha gjithnjë e më keq, derisa më në fund mjeku më tha se do të vdisja nëse do të qëndroja jashtë spitalit. Shoqja ime Anne ishte një psikiatre e cila punonte në urgjencën psikiatrike dhe ajo këmbënguli që unë të shkoja atje pasi ata do të kujdeseshin për mua. Një ditë në fillim të majit, thirra një taksi dhe ajo më dërgoi para ndërtesës së psikiatrisë.

U ula në dhomën e pritjes derisa një infermiere erdhi dhe më çoi pranë një dere ku anash saj ndodhej një oficer policie. Kjo ishte hyrja për në dhomën e urgjencës psikiatrike. Psikiatria nuk kishte një hapësirë ​​të madhe. Kishte një tavolinë pritjeje në një zonë me pesë apo gjashtë shtretër dhe disa dhoma private ku njëra prej tyre ishte e imja. Anne ishte në punë atë ditë por u ul dhe ndenji me mua derisa  nënshkruajta letrat që i jepnin spitalit të drejtën që  të më mbante edhe kundra dëshirës sime nëse është e nevojshme për sigurinë time ose dhe për sigurinë e të tjerëve. Pasi mbërriti Regan dhe Anne iu desh të largohej.

Ditën e parë teska ishte mesi i natës dhe unë isha në gjumë të thellë, disa njerëz erdhën. Më ngritën nga shtrati dhe po më dërgonin diku dhe teksa sytë e mi hapeshin, ndonjëherë më dukej sikur isha ulur në një karrige me rrota dhe lëvizja nëpër korridore. Në mëngjes unë mora vesh se kisha bërë një skaner CT. Pas tri netëve, mëngjesin e ditës së hënë, Anne më tha se një dhomë në repart ishte liruar dhe nuk vonoi shumë kur një burrë me një karrige me rrota mbërriti dhe më mori dhe më dërgoi në Institutin Psikiatrik të Nju Jorkut. Me anë të një ashensori zbritëm në katin e pestë ku në fund të korridorit ishte një derë prej çeliku që kishte një dritare të vogël. Një infermiere që ndodhej brenda mori letrat që ai mbante në dorë për kryeinfermieren, të cilën unë do ta njihja si infermiere D.

Infermierja D më tregoi ambientin përreth me dhomën e infermierëve, dhomën e mjekimit, dhomën e ekzaminimit mjekësor, dhomat e aktiviteteve, dhomën e ngrënies, palestrën e vogël me një biçikletë të palëvizshme, gjithashtu edhe dhomën e përbashkët të pacientëve. Ajo më tregoi gjithçka përveç dhomave të gjumit të cilat ndodheshin në një korridor poshtë ku qëndronin të mbyllura nga mëngjesi deri në darkë. Nuk na lejohej që ne të qëndronim në shtretërit tanë. Unë kisha vetëm një çantë të zezë  që e përdorja për të mbajtur sende e mia personale si një triko gjatë kohës që bënte ftohtë, një furçë dhe pastë dhëmbësh. Çantën e përdorja si jastëk pasi hiqja syzet dhe përpiqesha që të flija në divan. Çdo njëzet minuta gjatë ditës dhe natës, një infermiere na numëronte të gjithëve ne pacientëve nëse ishim aty dhe a ishim të sigurtë.

Kishte disa reparte në institut por reparti ku unë isha pjesë quhej Njësia e Përgjithshme e Kërkimeve Klinike. Shumë nga pacientët atje ishin vullnetarë për prova klinike të trajtimeve të reja. Unë isha thjeshtë një pacient klinik i pranuar sepse kisha nevojë. Më kujtohet një grua rreth të njëzetave e quajtur Sara, për atë thuhej se i kishte mbijetuar vetëvrasjes disa herë dhe kishte qenë nëpër spitale që kur prindërit e saj ishin divorcur. Ndërsa Kathy ishte një moshtare e imja me aftësi të kufizuara. Ne qëndronim shpesh herë së bashku por ajo fliste vetëm për sëmundjen dhe pasojat e saj. Të gjithë historitë e kaluara të pacientëve kishin të bënin me drogën apo me me jetët e tyre të rrezikshme.

Doktori më tha se një ekip i vetëm do të merrte kujdesin tim dhe më premtoi se do të bënte më të mirën dhe se nuk do të dorëzohej. Regan vinte dhe sillte shpesh herë produkte dhe rroba që unë kisha nevojë. Unë besoja se jeta ime aq ishte dhe se do të mbyllesha për një kohë të gjatë në spital, por megjithatë nuk mund të vdisja lehtë. Kush nuk ka frikë nga spitali? Ne i njohim, ose mendojmë se i dimë historitë e tij të shumëllojshme dhe shpreshherë të tmerrshme.

Pasi u pranova në institut, mjekët më bën pjesë të një prove shumë të gjatë tetë javore me një lloj ilaçi i cili nuk funksionoi dhe gjendja ime u përkeqësua. Tri herë në javë, unë bëja psikoterapi me doktorin. Unë iu luta të më premtonte se gjithçka do shkonte mirë por parandjenja ime se do të vdisja, ose se të paktën nuk do të jetoja kurrë jashtë atij institucioni u bë më e fortë dhe u binda se isha në spitalin e gabuar dhe se isha i sëmurë në trupin tim, jo në kokën time.

Për ditë të tëra qaja vetëm ose tek infermierët apo edhe teksa flisja me miqtë në telefon. Shikoja kompjuterin, shkruaja letra, qëndroja shtrirë duke lexuar kujtime dhe biografi të lëna nga pacientët e mëparshëm kur prisja që ilaçet të jepnin efektin e tyre qetësues. Sidoqoftë, nuk mund të lexoja shumë pasi sytë e mi ishin mjaft të lodhur. Pija qetësues kur më kapte ankthi dhe filloja të dridhesha por që isha shumë i pafuqishëm. Kisha frikë nëse do të arrija që të isha mirë pas asaj situate ku shpeshherë e gjeja veten të pavetëdijshëm nëpër repart.

Miqtë vinin dhe më vizitonin dhe më flisnin për botën dhe jetët e tyre por unë nuk arrija ta shprehja gjendjen time pasi ata nuk arrinin ta kuptonin që unë mund të vdisja dhe do t’i lija nga momenti në moment. Gjatë gjithë asaj kohe e cila ka qenë një makth i paparë për mua ku vetëm qaja jo vetëm për situatën ku ndodhesha por edhe për tradhtinë ndaj nënës sime, për dashuritë e vjetra, për vendimin tim. Infermierët më sugjeronin që të merresha me aktivitete të ndryshme ose që të mbaja një ditar. Unë refuzova pasi ishte e tmerrshme të shihje shkronjat e mia të keqformuara dhe fjalët e palexueshme. Unë kam punuar pjesën më të madhe të jetës sime në shkrim, unë kam qenë një profesionist dhe tani nuk mundja ta duroja.

Gjatë asaj kohe, diku nga fundi i qershorit, unë vura re se këmbët e mia më dhembnin dhe ato shpesh dukeshin blu. Thonjtë e mi ishin trashur shumë dhe unë nuk mund t’i kafshoja më. Mjekra gjithashtu ishte shumë më ndryshe se më parë. A vuaja nga një sëmundje vaskulare? Një sëmundje reumatologjike? Pse më mbajtën në një repart psikiatrik? E dija qëndrimin e mjekëve për këto pyetje pasi ata dinin dhe kuptonin gjithçka. Unë e dija që isha i sëmurë dhe doktorit ia kisha thënë por jo deri në atë lloj fazë që unë të kisha nevojë për ilaçe të pafundme dhe mjaft të forta. Për të më qetësuar doktori më bëri një kontroll total të të gjithë gjendjes sime shëndetësore.

Në fillim të korrikut, u botua biografia për nënën time. Unë kam qenë në atë repart për dy muaj. Dikush më solli një kopje, por unë nuk doja që ta mbaja. Kujtimet dolën në të njëjtën kohë kur mua mu shfaq në pjesën e ballit një ekzemë e cila ndikonte në funksionimin e sistemit nervor, ruajtjen dhe renditjen e kujtesës, stabilitetin e humorit. Unë shkatërroj gjithçka dhe këtë iu thashë të gjithëve, miqve të mi në Nju Jork dhe atyre që vinin nga qyteti. Ata dukeshin sikur ishin të zemëruar dhe donin të largoheshin, nuk dinin se si të vepronin dhe detyroheshin të bënin fytyra që nënkuptonin edhe keqardhje.

Pas muajve të cilët dukeshin të pafundëm arrita që ta merrja veten dhe të ndihesha shumë më ndryshe. Arrita që të shpëtoja dhe të gjitha ato pyetjet dhe frika ime për vdekjen duket se ishin larguar. Vdekja është barra dhe ngushëllimi ynë që të tjerët nuk mund ta dinë. Nëse ata do ta dinin, do të shqetësoheshin ose do të kishin frikë. Njerëzit do të na thonë se ne kemi vetëm një jetë dhe se ia vlen që të jetohet ose të mundohemi që të mos e humbasim shpresën dhe të qëndrojmë optimistë. Por për vetëvrasjen, shpresa është si një dënim me vdekje. Vetëvrasja nuk mund të ndiejë ose të jetojë me shpresë, pasi ajo zhduket pa u kuptuar.

Unë shkova në shtëpi vetë pasi dola nga instituti. Unë kam qenë atje gati katër muaj. Regan donte që unë të largohesha me të pasi të dilja nga spitali por unë nuk e ndieja veten aq të fortë dhe nuk isha i sigurtë nëse do të arrija ta rifilloja jetën siç kishte qenë para se unë të shtrohesha në spital. Në ditën time të fundit në institut të gjithë u mblodhën për të më thënë lamtumirë. Unë isha mirënjohës për ta dhe për gjthçka që kishin bërë për mua. Ndjeva diçka që dukej krejt e re në jetën time. Unë shtrëngova dorën e mjekut tim dhe përqafova infermieren e cila më dha sendet e mia dhe dola. Pasi dola mora përsëri një taksi ku hapa dritaren dhe ndjeva ajrin e pastër. Ishte ora katër pasdite kur taksia u ndal para shtëpisë sime. Unë  shkova në spital në pranverë dhe tani ishte pothuajse fundi i verës. Zbrita nga makina dhe qëndrova në trotuar ku mund të dëgjoja fëmijët duke luajtur. Unë kisha qëndruar aq gjatë, por dukej vetëm si një orë ose një ditë nga ku mund të isha shkëputur për një punë.