Aktualitet Politikë

Gjiknuri pas takimit në KQZ me Yuri Kim: SHBA e shqetësuar për influencat e huaja! Celibashi: U përcoll shqetësimi amerikan

Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri foli në përfundim të takimit në KQZ duke thënë se në fokus të diskutimit ishte financimi i partive politike nga burime të paligjshme që përbëjnë rrezik për interesat e vendit.

“Potencialin e financimeve te shteteve të huaja, në këtë rast ishte fokusi tek Rusia dhe masat që duhet të marrin institucionet shqiptare dhe partitë politike për të parandaluar çdo lloj financimi të paligjshëm në rrezik dhe për interesat.

Shqipëria ka një kuadër shumë të mirë ligjor dhe instrumentet për të parandaluar financime të panevojshme apo që nuk i dihet mirë burimi. Duhet parandaluar tashmë çdo lloj akti. Ky është një shembull për tu marrë parasysh se si partitë politike që të mos përfshihen në financime që nuk i bëjnë mirë vendit.

Kemi komision të reformës zgjedhore që mund të forcojë dispozitat për fushatën zgjedhore por fokusi ishte për shqetësimin e SHBA për përfshirjen e influencave të huaja dhe dëmtimin e interesave të këtij vendi. Biseda nuk ishte teknike apo çfarë masash do të merren. U bë, u transmetua shqetësimi nisur dhe nga raporti i fundit. Partitë kryesore të marrin masat që të mos përsëriten”, tha Gjiknuri.

Ndërkaq, pak më parë edhe Kreu i KQZ, Ilirja Celibashi zbuloi detaje nga takimi që pati sot me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Ai tha se Kim përcolli shqetësimin e SHBA-ve për financimet ruse.

“Kim përcolli shqetësimet e SHBA për financimet ruse, natyra e diskutimit ishte informimi dhe përcjellja e një shqetësimi nga ana e tyre. Përcollën shqetësim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ato ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Një lloj informimi dhe përcjellja e një shqetësimi, nuk u bën diskutime, ata si përfaqësues të PD konfirmojnë nevojën për ta qasur nga pikëpamja rregullatore, në vijim do ketë ndryshim,” tha Celibashi.