Celebrities Gossip Showbiz

Gjiko dhe Majk ‘thumbojnë’ kolegët e tyre me postimin më të fundit!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi dy repera shumë të njohur na kanë treguar se kanë nisur nga xhirimet. Bëhet fjalë për Gjiko dhe Majk. Me anë të një postimi në llogaritë e tyre në Instagram kanë zbuluar se së shpejti do të sjellin një surprizë për ndjekësit e tyre.

Së fundmi, dy artistët kanë postuar një ‘backstage’ nga klipi i këngës, ku duket edhe si një ‘diss’ për kolegët e tyre. Teksa duket Gjiko duke ‘shitur likes dhe klikime’ duket se ka ironizuar reperët e tjerë që i blejnë ato. Nuk dihet nëse është vetëm kjo video apo bashkëpunimi mes dy reperëve do të jetë një ‘thumb’ për artistët e tjerë. Titulli këngës do të jetë “Kce Kce” dhe pritet të publikohet së shpejti.

Gjiko është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, së fundmi po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë. Bëhet fjalë për mashtrimin e një të miture dhe thuhet se ka abuzuar seksualisht me të duke e droguar me substancë narkotike. Së fundmi, Gjiko ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor i titulluar “Gjoni”. Kënga e tij e re është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe deri më tani ka arritur miliona klikime.