Gjinekologia Enriketa Kroi ka komentuar një zakon që vajzat dhe gratë e bëjnë shumë shpesh kur janë me ciklin menstrual, përdorimin e tamponit. Duke folur në “Wake Up”, ajo tregon se tamponi nuk është aspak i shëndetshëm, pasi në fund të ditës është thjesht një trup i huaj në trupin tonë. Ajo ka treguar se shumë vajza harrojnë të heqin tamponin, i cili kalon brenda në vaginë, ku më vonë shkakton probleme të shumta me shëndetin. Sipas saj këto raste janë të shumta në ditët e sotme.
Unë e kuptoj që kollajlliku na bën ne femrave që për hatër të një veshje delikate, të bukur që na bën të ndihemi mirë, gjatë ciklit menstrual të përdorim disa elementë të cilat na japin komoditet në jetën e përditshme. Problemi është që shpesh herë, këto tamponë harrohen brenda, ndodh rëndomë, shpesh herë nuk kuptohet, ikën ai filli i tamponit, pacientja kur shkon në tualet mendon që e ka nxjerrë dhe vetëm pas disa ditësh ndjen një erë shumë të rëndë nga poshtë sepse është gjak i ndenjur. Drejtohet tek mjeku për të bërë një vizitë, nuk mendon se ka një tampon atje. Të gjitha vajzat e dinë që ai tampon mbi 8 orë ose 12 orë nuk mund të mbahet sepse jep diskomfort në rrugët vaginale. Problemi është se shpesh herë shumë prej tyre nuk e kuptojnë që tamponi ka ngelur brenda sepse ka ikur fija dhe kur ikën fija, tamponi ngelet brenda dhe ajo nuk e kupton.
Problemi qëndron se këto janë trupa të huaj dhe dashur padashur ti ke vendosur një trup të huaj brenda trupit tënd. Po kur harrohen garza gjatë procedurës rutinë të gjinekologut? Harrohen brenda në vaginë, gjatë lindjeve vaginale shpesh herë ne tamponojmë kur kemi lindje të vështirë dhe harrohen këto garza. Në të gjitha këto raste vagina pëson trauma të vogla dhe nëse aty ka baktere të vaginës që janë rëndomë në vaginë, për shembull stafilokoku është banor normal i vaginës, puna është që nëse nga vagina, kalon në gjak, në disa rrugë që nuk janë të tij, ai patjetër që fillon çliron toksina që goditin gjithë organet e trupit, e para është zemra, është mëlçia, veshkat.