Celebrities Gossip Showbiz

Gjithçka duhet të shihni sot, është urimi i Albërijes për Agnesën!

Sot feston ditëlindjen vajza e Albërije Hadërgjonajt, e cila nuk është pak e njohur për publikun. Agnesa është vajza e madhe e këngëtares dhe kjo e fundit ka emocionuar, teksa ka bërë një dedikim shumë të bukur për të.

Teksa ka postuar një fotografi të saj, krahas ka shkruar:

Gëzuar ditëlindjen për dashurinë time të parë, emocionin e parë, dritën e parë të diellit! Faleminderit Zot që na ndriçove jetën me një engjull si Agnesa. Të uroj edhe shumë vite të tjera të mbushura me shëndet, dashuri dhe begati. Faleminderit që jeni vajza, nëna, motra dhe shoqja më e mirë. Të dua shumë. Edhe 100 shpirti i mamit

Para pak ditësh dhe e motra e saj, Anxhelina festoi ditëlindjen dhe padyshim urimin më të bukur e mori nga Albërija.

Gëzuar ditëlindjen për ty vogëlushja ime. Të uroj një jetë të gjatë të lumtur, të mbushur me shëndet dashuri dhe begati. Zoti të bekoftë çdo sekondë të jetës tënde! Faleminderit Zot që më bekove me një vajzë të bukur! Faleminderit që je vajza më e mirë që mund të kërkoja ndonjëherë @anxhelina. Të don shuuumë mami.

Para pak kohësh Albërija ka treguar për fillimet e saj të jetesës në Amerikë, për të cilën është shprehur se nuk ka qenë fare e lehtë. Ajo ka zbuluar se është detyruar të punojë dhe si dado apo si pastruese nëpër shtëpia për të mbijetuar. Ndërsa sot, Albërija përpos muzikës, punon edhe si agjente shitjesh e tokave dhe objekteve dhe po mendon të hapë agjencinë e saj në SHBA.