Celebrities Music Showbiz

Gjithçka është konfirmuar! Ja kur do të mbahet koncerti i këngëtares Adele…

Mesa duket gjithçka është konfirmuar! Adele do të bëjë rikthimin e saj me koncertin më special në Mbretërinë e Bashkuar, ‘An Audience With Adele’ do të mbahet në Palladium të Londrës. Këngëtarja, 33-vjeçare, e cila së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re për herë të parë në gjashtë vjet, do të performojë këngën numër një ‘Easy On Me’ në koncert, së bashku edhe me këngët e reja nga albumi i saj i ardhshëm ‘30’.

Ky do të jetë koncerti i saj i parë në Mbretërinë e Bashkuar pas katër viteve. Koncerti i vetëm, i cili do të transmetohet më 21 nëntor, do të përfshijë gjithashtu performanca të shumë prej hiteve të saj klasike përpara një publiku të ftuar posaçërisht me miq, familjarë, fansa, kolegë muzikantë, artistë, aktorë, dhe yjet e sportit.

Katie Rawcliffe, Shef i Komisionimit të Argëtimit të ITV, tha:

 Si një nga yjet më të kërkuar në botë, ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar për të sjellë këtë natë të vetme në ITV. Adele është një artiste e jashtëzakonshme dhe kjo do të jetë një ngjarje shumë e veçantë.

‘An Audience With Adele’ është prodhuar nga Fulwell 73 Productions dhe Onward Productions. Kujtojmë se Adele luajti për herë të fundit në Mbretërinë e Bashkuar më 29 qershor të vitit 2017, në stadiumin Wembley, si finale e turneut të saj të 25-të botëror.

Vlen për t’u përmendur gjithashtu se këngëtarja bukuroshe ka marrë pjesë në shfaqjen e ardhshme të ‘One Night Only’ në “CBS TV” me Oprah Winfrey. Kjo shfaqje do të transmetohet me datë 14 nëntor. Këngëtarja 33-vjeçare, performoi në skenën e Observatorit Griffith në Los Angeles, në Kaliforni për një koncert shumë të veçantë, përpara se të ulej me drejtuesen e emisionit për një intervistë.

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi këngëtarja e njohur dhe e dashur për të gjithë ka vendosur që t’ju përgjigjet 73 pyetjeve nga ‘Vogue’. Një intervistë shumë interesante, në të cilën Adele ka treguar dhe ka zbuluar edhe shumë të pathëna dhe sekrete të bukura nga e gjithë jeta e saj qoftë personale por edhe nga karriera muzikore.

Nëse jeni kuriozë që të zbuloni se cilat janë pesë gjëra që ndoshta nuk i keni ditur kurrë për Adele, klikoni këtu.