Celebrities Gossip Showbiz

“Gjithçka ndalet për ty…”, Einxhel Shkira tregon vendin ku për të Zoti e bekon me jetë!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Einxhel nuk i kursen postimet me Dagz, ku dhe ndan me ndjekësit dashurinë dhe emocionet e saj. Së fundmi Einxhel ka postuar një foto shumë të ëmbël me partnerin e saj, ku dhe nuk kanë munguar fjalët dedikuese për të. Në foto Einxhel shkruan:

Kur e ndjen se në krahët e tij je më e sigurt se kudo tjetër dhe në atë çast gjithçka ndalet për ty dhe asgjë tjetër në botë s’ka më rëndësi veç qenies tuaj aty bashkë të paqtë…atëherë e ndjen, e dëshiron, e kupton se ai është vendi që do të jesh çdo ditë që Zoti të bekon me jetë!! Dagz ky moment gjithë jetën”

Të gjithë e dinë se historia e tyre e dashurisë nisi në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ e duket se ditën e djeshme Einxhel është bërë nostalgjike për atë kohë. Me anë të një video të postuar ditën e sotme, Einxhel na ka zbuluar një këngë, të cilën sa herë që e dëgjon i kujton zgjimin e mëngjeseve brenda asaj shtëpie dhe duket se bukuroshes i mungojnë shumë ato ditë. Kënga titullohet “Anash dhe Doja” nga Anxhelina dhe Flori Mumajezi.