Health & Beauty Lifestyle

Gjithçka që duhet të dini nëse keni shpesh probleme me kruajtjen e lëkurës!

Kruajtja e lëkurës mund të jetë stresuese dhe shqetësuese. Të kuptuarit pse ju kruhet lëkura është hapi i parë në trajtimin e problemit, thotë Alix J.Charles, një dermatologe dhe bashkëpunëtore në Akademinë Amerikane të Dermatologjisë (AAD). Lëkura e thatë, e njohur edhe si kseroza, është një nga shkaqet më të zakonshme të kruajtjes kronike. Kjo mund të jetë për shkak të gjenetikës, motit të ftohtë apo edhe plakjes. Përdorimi i një kremi për fytyrën mund të lehtësojë kruajtjen duke rihidratuar lëkurën.

Nëse kruajtja vjen edhe me njolla të kuqe, të çara të lëkurës dhe nevoja për të gërvishtur është më e keqe gjatë natës, mund të keni një sëmundje të lëkurës, si psoriazë e cila lidhet me inflamacionin e shkaktuar nga sistemi imunitar ose ekzema. Ka një numër trajtimesh të disponueshme duke përfshirë produkte pa recetë apo edhe kremra trajtimi me recetë.

Nëse keni blerë një zbutës të ri rrobash që nuk e keni pasur më parë, kruajtja mund të shtohet. Nëse keni vetëm kruajtje të lehtë, identifikoni shkaktarin dhe ndaloni kontaktin me të. Kruajtja kronike e lëkurës dhe skuqjet mund të jenë shenjë e një problemi më serioz, si infeksioni ose sëmundje. Nëse keni hequr dhëmbët e pjekurisë dhe ju kanë dhënë medikamente të caktuara, pilulat që po merrni mund të jenë fajtore për kruajtjen e vazhdueshme.

Arsyeja për kruajtjen mund të ndodhë edhe nëse jeni të stresuar, në depresion ose ndiheni të shqetësuar. Luhatjet hormonale mund të kenë efekte të fuqishme. Për shembull, nëse jeni duke ushqyer me gji ose jeni duke kaluar në menopauzë, mund të keni nivele më të ulëta se normale të estrogjenit.

Kruajtja ka tendencë të shfaqet në tremujorin e tretë për nënat që presin një fëmijë dhe mund të shkaktojë komplikime. Ndërkaq, kur ju pickoheni nga çdo lloj insekti, ai ka potencialin të injektojë substanca të huaja në trupin tuaj, të cilat sistemi juaj imunitar do t’i sulmojë me histaminë, një përbërës që shkakton kruajtje.

Kruajtja mund të shkaktohet nga sëmundje ose çrregullime të sistemit nervor qendror ose sistemit nervor periferik. Nëse dikush vuan nga skleroza e shumëfishtë, kruajtja zakonisht ndodh në një pjesë të caktuar të trupit. Edhe pse një fenomen i rrallë, ndonjëherë kruajtja e lëkurës mund të shërbejë si alarm për probleme më të thella shëndetësore. Kruajtja e zgjatur mund të jetë alarm për t’ju treguar se vuani nga sëmundjet e gjakut, diabeti, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë, infeksionet si hepatiti B ose C, HIV, ose një tiroide tepër aktive.