Celebrities Fashion Showbiz

Gjithçka që duhet të dini për koleksionin e ri të Beyoncé, “Halls of Ivy”!

Koleksioni më i fundit ‘Ivy Park x Adidas’ i Beyoncé i quajtur ‘Halls of Ivy’ është lançuar së fundmi dhe është i disponueshëm ekskluzivisht në adidas.com. Bashkëpunimi i pestë i shumëpritur mes superyllit të muzikës dhe gjigantit të veshjeve sportive përmban gjithsej 89 veshje, 11 aksesorë dhe katër stile këpucësh. ‘Halls of Ivy’ do të përfshijë gjithashtu veshje për fëmijë.

Linja ka shumë veshje aktive të firmës së Adidas-it si streçe (75 dollarë), kanotjere e shkurtër sportive (75 dollarë), hoodie të shkurtër (85 dollarë) si dhe një pallto të gjatë (300 dollarë). Përveç fustanit me kuadrata (180 dollarë) të krijuar nga vet Beyoncé ka edhe një body latex (70 dollarë), xhaketë (130 dollarë) dhe disa funde.

Përveç vajzave të saj, Blue Ivy 9-vjeçare dhe Rumi 4-vjeçare, Beyoncé shfaqi si modele në koleksionin e saj fëmijë të tjerë të famshëm përfshirë Natalia Bryant, vajza e të ndjerit Kobe Bryant dhe fëmijët e Reese Witherspoon, Ava dhe Deacon Phillippe. Koleksioni “Halls of Ivy” i ka të gjitha masat, si për veshjet e grave ashtu edhe për stilet unisex. Çmimet në këtë koleksion variojnë nga $45 deri në $600.

Rikujtojmë se së fundmi diva e muzikës pop është kritikuar nga fansat e saj. Kritikat kanë ardhur pas një reklame që Beyonce ka realizuar së bashku me reperin Jay Z për markën e bizhuterive Tiffany & Co. Në reklamë , toni i lëkurës së këngëtares ishte më i zbehtë dhe ndjekësit kanë komentuar se ajo duket si një “europiane e bardhë”.

“MailOnline” ka kontaktuar me markën e bizhuterive dhe përfaqësuesit e Beyoncé për ndonjë koment lidhur me çështjen. Nuk është hera e parë që bëhen pretendime për ‘larje të bardhë’. Në vitin 2008, ylli, e cila u lind dhe u rrit në Teksas nga babai i saj afrikan dhe nëna me raca të përziera, u përball me polemika kur lëkura e saj u shfaq në nuancë më të lehtë në një reklamë për L’Oreal.

Ju sjellim në vëmendje se në premierën në Londër të filmit “The Harder They Fall”, Beyoncé ia besoi paraqitjen e saj të mrekullueshme, sërish silistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahitit. Një fustan i zi i gjatë ishte përzgjedhja e divës së muzikës, e si detaj që e bënte atë edhe më elegant ishte dekolteja e veçantë që binte në sy. Fustanin këngëtarja e kombinoi me taka të zeza, syze dielli të errëta dhe një çantë dore me gurë të vegjël argjendi.