Celebrities Health & Beauty Live From Tirana

Gjithçka që duhet të dini për dismorfinë e trupit jua shpjegon estetistja Arisa Sinanaj!

E ftuar në emisionin “Live from Tirana” ka qenë estetistja Arisa Sinanaj, e cila ka folur në lidhje me dismorfinë e trupit dhe gjithçka në lidhje me të. Konkretisht në lidhje me problemet dhe se si mund t’i trajtojmë ato që në shumicën e rasteve prek adoleshentët Arisa na flet më shumë.

Si e gjykon si koncept po edhe si çrregullim dismorfinë?

Dismorfia është një çrregullim mendor që ka të bëjë me pasigurinë dhe të jesh i pakënaqur me trupin tënd. Të gjesh defekte të trupit tënd që mund të jenë edhe inekzistente. Sigurisht ka pacientë që e kanë këtë ‘problem’, përveç pjesës së fytyrës merrem edhe me pjesën e trupit, por unë gjithmonë përpiqem që të jem sa më e drejtë dhe aty ku nuk e shikoj të arsyeshme të ndërhyj nuk ndërhyj.

Po cilat janë ato grupmosha që ndihen më të shqetësuara për këtë çrregullim, doktoresha përgjigjet si më poshtë:

Përgjithësisht dismorfia prek adoleshentët ose moshën 30-35 vjeçare, por ka edhe femra sidomos tek të 40-tat që preken nga kjo pjesë.

Sinanaj ka vënë në dukje gjithashtu edhe se cili është shqetësimi kryesor që haset në lidhje me dismorfinë.

Duan të ndryshojnë pamjet dhe të bëhen si dikush tjetër. Si shembull mund të marrim Kim Kardashian është marrë si ikonë e bukurisë por është dhe një gjë relative sepse ka dhe disa që e shikojnë si kukull plastike, ka persona të tjerë që e shikojnë si të bukur por ka dhe nga ata që duan t”i përafrohen sa më shumë pamjes së saj. Unë gjithmonë përpiqem të mbajë edhe rolin e mjekes edhe ti qetësoj nga njëra anë  pasi duhet të jesh edhe pak psikologe, nëqoftëse ti e sheh që pacienti që vjen është shumë i paraqitshëm, përpiqem që ta bind të mos dalë jashtë karakterit të tij të pamjes.

Ajo ka vijuar duke thënë se:

Duan të ndryshojnë format e fytyrës apo duan të dobësohen pasi ne kemi disa materiale por këto janë kryesisht.

Në lidhje me këtë problem Arisa ka vënë në dukje edhe faktin që:

Të them të drejtën ka shumë të bëjë mënyra se si komunikon me pacientin sepse ka pacientë që vijnë dhe duan një mendim në qoftë se ti i thua ‘Oh t’i dukesh shumë keq’, sepse ka mjek që e thonë që të duhet kjo dhe kjo, pacienti ndihet edhe më keq se kur ka ardhur. Nuk dua ta përgjithësoj por duhet të jemi më të butë.

A ekziston perfeksioni?

Perfeksioni është relativ dhe jo absolut. Ka persona që pikërisht imperfeksionet i shikojnë si diçka perfekte.

Në fund të kësaj interviste doktoresha u tregua shumë e sinqrtë edhe foli për pasiguritë e saj.

Edhe unë kam pasiguritë e mia dhe kam bërë disa ndërhyhrje të vogla që të ndihem mirë me veten, por duke qënë se unë e di deri ku është limiti përpiqem që ta mbaj veten dhe të mos bëhem si të tjerat, domethënë të qëndroj në atë finesën dhe të mos ekzagjerohem dhe gjithmonë e frenoj veten.