Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Film & Tv Music

Gjithçka që duhet të dini për “People’s Choice Awards 2021”!

“People’s Choice Awards 2021” është e vetmja shfaqje e madhe ku fokusi janë njerëzit! Thuhet kjo sepse këtu janë njerëzit ata që kanë në dorë gjithçka. “People’s Choice Awards 2021” do të zhvillohet në muajin dhjetor ku përveçse kemi sezonin e festave vjen bëhet edhe sezoni i ndarjes së çmimeve.

Shfaqja e vetme e çmimeve ku fituesit zgjidhen tërësisht nga fansat sapo publikohen listat e tyre të nominimeve në 44 kategori të ndryshme duke filluar nga Justin Bieber dhe Dwayne Johnson deri tek Simone Biles dhe Princi Harry.

‘PCA’ u themeluan në vitin 1975 për të festuar filmat, televizionin, muzikën dhe kulturën pop sipas popullaritetit të publikut. Kur filloi ceremonia për herë të parë, çmimet përdorën sondazhet e ‘Gallup’ për të përcaktuar të nominuarit dhe fituesit, por që nga viti 2005, votimi në internet është ai që ka marrë epërsi. Me kalimin e viteve, kategoritë e PCA janë zgjeruar duke përfshirë edhe aktet e komedisë, ndikuesit e mediave sociale dhe podcast-et.

Për herë të parë këtë vit, “People Choice Awards’ do të transmetohen në ‘E!’ dhe ‘NBC’, rrjeti i saj simotër. Ai ka qenë gjithmonë rreth fansave dhe kjo shfaqje u bë shpejt një gjë e domosdoshme për audiencën në mbarë botën.

Kur do të zhvillohet “People’s Choice Awards 2021”?

“People’s Choice Awards 2021” do të mbahen të martën me datë 7 dhjetor në Barker Hangar në Santa Monica, në Kaliforni.

Kush do ta prezantojë “People’s Choice Awards 2021”?

‘PCA’ ende nuk kanë emëruar një mikpritës për ceremoninë e këtij viti. Ndërkohë që ka pasur disa vite edhe në të kaluarën kur shfaqja ka vazhduar pa një drejtues, por zakonisht “People’s Choice Awards” është drejtuar nga një ose dy të famshëm. Mikpritësit në të kaluarën kanë përfshirë Charlie Sheen dhe Jon Cryer, Queen Latifah, Demi Lovato.

Kush është nominuar për Çmimet People’s Choice?

Nominimet për ‘People’s Choice Award 2021’ u zbuluan që me datë 27 tetor, me ‘F9’, ‘This Is Us’ dhe ‘Bieber’ që dolën në krye si filmat, seritë televizive dhe artistët muzikorë më të nominuar, respektivisht. Filmi i fundit i ‘Fast and Furious’ mori gjithsej tetë nominime, i ndjekur nga ‘Black Widow’ i Marvel me gjashtë. Dwayne Johnson, i cili ka qenë pjesë e ‘Fast and Furious’ por jo tek ‘F9’, ka shënuar nominime në një sërë kategorish, duke përfshirë këtu Yllin e Filmit Mashkull, Yllin e TV mashkullor dhe Yllin e Mediave Sociale.

Nëse doni të shikoni listën e plotë të të nominuarve, klikoni këtu.