Food & Drink Health & Beauty

Gjithçka që duhet të dini për vajrat vegjetalë dhe si ndikojnë ato në shëndetin tonë!

Kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj, një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni është të shmangni yndyrnat e përpunuara, që do të thotë vajra pjesërisht të hidrogjenizuara dhe vajra bimorë që janë të larta në yndyrna të pangopura Omega-6. Shmangia e karbohidrateve të rafinuara të tilla si: sheqeri dhe gruri i rafinuar ose mielli pa gluten është një strategji ushqimore kritike për parandalimin e sëmundjeve dhe po kështu shmangia e vajrave vegjetalë pjesërisht të hidrogjenizuara dhe të rafinuara.

Hidrogjenizimi është një proces kimik në të cilin hidrogjeni u shtohet vajrave bimorë të lëngëta për t’i kthyer ato në vajra gjysmë të ngurtë që përdoren në skuqje me shumë yndyrë, shtohen në ushqimet e përpunuara dhe përdoren për të bërë margarinë. Këto yndyrna trans të prodhuara nga njeriu nxisin obezitetin dhe rezistencën ndaj insulinës dhe dyfishojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Yndyrnat trans janë një lloj yndyre që gjendet në disa ushqime. Ato gjenden në sasi shumë të vogla në disa produkte të kafshëve. Nga ana tjetër, yndyrnat trans të grumbulluara artificialisht formohen për shkak të reagimit kimik dhe përfshihen në një shumëllojshmëri të produkteve ushqimore gjatë procesit të prodhimit.

Shumë konsumatorë gjatë dekadës së fundit kanë mësuar për rreziqet e yndyrnave trans dhe janë larguar gradualisht prej tyre dhe më pak kompani ushqimore po i përdorin ato. Megjithatë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerëson se reduktimi i mëtejshëm i yndyrave trans në ushqime mund të parandalojë 7 mijë vdekje shtesë nga sëmundjet e zemrës çdo vit dhe deri në 20 mijë sulme në zemër çdo vit.

Çfarë mund të mos dini për vajrat vegjetalë?

Shumica e konsumatorëve nuk kanë mësuar për rëndësinë e shmangies së vajrave bimorë të rafinuar. Kjo për shkak se ka pasur shumë dezinformata mbi këtë temë. Duke filluar nga vitet 1960 dhe vitet 1970, e veçanërisht në vitin 1980, zyrtarët e shëndetit publik filluan të mbështesin përdorimin e vajrave bimorë të larta në yndyrna Omega-6, në vend të yndyrave të ngopura, si gjalpi ose vaji i kokosit, për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Rezulton se ishte këshillë e keqe. Shumë prova, duke përfshirë një analizë të re nga shkencëtarët ndërkombëtarë, nuk mbështesin udhëzimet që inkurajojnë konsumin e lartë të yndyrave të pangopura dhe konsumin e ulët të yndyrave të ngopura.

Vajrat vegjetalë janë burime të yndyrnave të pangopura Omega-6, të cilat ne nuk mund t’i konsumonim kurrë në sasi kaq të mëdha. Përpara se të zhvilloheshin metodat e nxjerrjes dhe rafinimit në shekullin e kaluar, ne nuk kishim aftësinë për të nxjerrë vajra nga ushqime të tilla si misri dhe soja. Kështu, njerëzit i merrnin yndyrnat e tyre Omega-6 në sasi të vogla nga ushqimet si: farat, perimet, drithërat ose arrat, të cilat përmbajnë antioksidantë natyralë dhe lëndë ushqyese të tjera.

Pasi mesazhi “yndyra e ngopur është e keqe” doli në publik, vajrat bimorë filluan të përdoren pothuajse në çdo ushqim të përpunuar dhe të paketuar, nga patatinat e deri te salcat e sallatave. Edhe restorantet filluan t’i përdorin. Tashmë i përdor pothuajse çdo restorant, nga ushqimet e shpejta e deri te restorantet më të shtrenjta dhe ky është një problem i madh.

Edhe pse yndyrat Omega-6 dhe Omega-3 janë thelbësore për shëndetin, ato duhet të balancohen në një raport midis 1:1 dhe 4:1 për një shëndet më të mirë. Bilanci i sotëm i acideve yndyrore esenciale nuk është në rregull. Dietat perëndimore kanë një raport midis 10:1 dhe 25:1. Vajrat bimorë me përmbajtje të lartë të Omega-6 janë fajtori kryesor i këtij çekuilibri.