Health & Beauty Lifestyle

Gjithçka që duhet të dini rreth depilimit gjatë pritjes suaj të ëmbël!

Edhe nëse nuk depiloheni gjatë shtatzënisë para se të hyni në sallën e lindjes zakonisht ju fusin në një dhomë tjetër më parë pasi duhet të depiloni qimet pubike. Kjo mund të jetë e bezdisshme dhe mund t’ju ngjallë një sërë emocionesh jo aq të mira.

Por përse duhet të depilojmë qimet pubike para lindjes? Për të përjashtuar çdo shans për infeksion nëse kryhet një episiotomi, një prerje e bërë në vaginë për të ndihmuar lindjen ose për të parandaluar thyerjen e indeve gjatë lindjes. Kur duhet të depiloheni?

Ekspertët thonë se ju nuk duhet të depiloheni shtatë ditë para lindjes suaj të planifikuar qoftë normale ose cezariane. Kjo është kryesisht për të shmangur infeksionet në qimet e vogla në lëkurën tuaj, të cilat mund të tërheqin bakteret. Ndërsa një numër spitalesh këshillojnë nënat që të praktikojnë depilimin, studiuesit janë kundër kësaj. Cilat janë përfitimet dhe rreziqet e depilimit të qimeve gjatë shtatzënisë?

Qimet pubike janë një vend ideal për mikrobet infektuese. Kjo do të thotë se është e nevojshme që ky vend të mbahet i pastër për të shmangur çdo lloj infeksioni. Depilimi pengon që infeksionet të prekin fëmijën. Ndërsa mikrobet priren të lulëzojnë në qimet pubike, ato mund t’i transferohen fëmijës duke shkaktuar infeksione. Një zonë pubike e pastruar mirë siguron që gjinekologu të ketë mundësi të shohë më mirë nëse duhet të bëjë ndonjë ndërhyrje, duke përdorur pinca gjatë lindjes natyrale.

Depilimi i qimeve pubike zvogëlon mundësinë për të djersitur dhe e mban vendin e pastër. Është e përshtatshme që të jeni të depiluara në mënyrë që gjakderdhja që do të keni gjatë lindjes të mos ngjitet në qime dhe ta bëjë më të vështirë për ju që të pastroheni.

Nëse higjiena nuk ruhet gjatë depilimit, mund të prekeni nga infeksionet. Mund të keni qime të futura në mish, të cilat rriten brenda lëkurës dhe shkaktojnë gunga të dhimbshme. Problemi më praktik me depilimin gjatë shtatzënisë është se duhet të merrni ndihmën e dikujt tjetër, pasi barku nuk ju lejon të shihni në zonën pubike.