Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Gjithçka që duhet të dini rreth kalorive që përfiton trupi juaj!

Një gram i albuminave dhe një gram i karbohidrateve kanë nga 4 kalori. Dallimi është se karbohidratet janë burim momental i energjisë, ndërsa albuminat shërbejnë për krijimin e indeve. Pijet përmbajnë (400 kalori për 1 litër) dhe nuk japin materie ushqyese. Ndërkaq, pijet energjike shkaktojnë ngritjen e tensionit të gjakut, gjë që paraqet rrezik për personat të cilët vuajnë nga sëmundjet vaskulare të gjakut.

Edhe pijet e gazuara përmbajnë thartinë e cila çrregullon vlerën pH në gavrën e gojës dhe dëmton smaltin e dhëmbëve. Në vend të kësaj, pini ujë mineral. Kështu kontrollohet apetiti dhe nxirren jashtë materiet e dëmshme nga organizmi. Trupi i njeriut përmban 65% ujë. Uji bart materie të nevojshme për qelizat dhe i mundëson trupit që nëpërmjet urinës dhe djersitjes të nxjerrë jashtë materiet e dëmshme.

Organizmit i nevojiten 2,5 litra lëngje. Atyre që bëjnë ushtrime u nevojitet më shumë ujë, 500 ml çdo 30 minuta gjatë ushtrimit. Të gjitha racionet duhet marrë me rregull. Nuk duhet të kalohen racionet sepse shkaktohet ngadalësimi i metabolizmit, ndërkaq nuk humbni as peshë.

Është me rëndësi që të hani ngadalë në të kundërt, do të fusni më shumë ushqim në organizëm para se stomaku t’i dërgojë sinjal trurit se jeni ngopur. Pas racionit mund të pini kafe në vend të një gote alkooli. Kafja nxit këmbimin e materieve dhe tret yndyrën, ndërsa alkooli bllokon tretjen e yndyrës. Konsumoni perime. Perimet janë të pasura me vitamina, minerale, kripëra dhe ujë.

Shëndeti i zemrës është një nga parametrat më të rëndësishëm të mirëqenies, veçanërisht në një epokë kur numri më i madh i vdekjeve në botë shkaktohet nga sëmundjet kardiovaskulare. I përcaktuar nga faktorë si presioni i gjakut dhe kolesteroli, shëndeti i zemrës ndikohet kryesisht nga zgjedhjet e stilit të jetesës dieta, fitnesi, përdorimi i alkoolit dhe duhanit ose stresi dhe dieta është faktori më i rëndësishëm përgjegjës. Sa i përket dietës, mjekët këshillojnë rutinën mesdhetare për të mbajtur zemrën të shëndetshme dhe rekomandojnë abstenim nga ushqimet e përpunuara.