Lifestyle Love & Sex

Gjithçka që duhet të dini rreth seksomnisë!

Ka individë që angazhohen në sjellje seksuale gjatë gjumit, plotësisht të pavetëdijshëm për atë që po bëjnë. Me një fjalë, ata vuajnë nga një çrregullim i veçantë, atipik dhe kompleks i gjumit, i cili merr emrin seksomnia, ende i panjohur për shumëkënd, por në fakt më i përhapur dhe më i zakonshëm nga sa mendoni. Seksomnia është ndryshe seksi në gjumë. Është një çrregullim i veçantë dhe kompleks i gjumit, i karakterizuar nga veprime seksuale, protagonist i të cilave një individ bëhet në mënyrë krejtësisht të pavetëdijshme.

Është me të vërtetë e vështirë të imagjinohet një skenar i tillë, por në realitet ai ndryshon shumë pak nga ecja në gjumë “klasike”, e cila bën që disa njerëz të ngrihen nga shtrati për të hapur derën e frigoriferit në mes të natës. Siç ndodh zakonisht kur bëhet fjalë për sëmundje të tilla, simptomat nuk janë gjithmonë identike dhe mund të ndryshojnë nga një individ në tjetrin. Personi që vuan nga seksomnia emëton vokalizime dhe rënkime tipike të një marrëdhënieje seksuale gjatë fazës së gjumit të thellë.

Aktualisht, të dhënat e disponueshme për këtë çrregullim të veçantë dhe kompleks të gjumit janë të pamjaftueshme për të dhënë një pamje të plotë të shkaqeve të mundshme. Megjithatë, ekspertët kanë konstatuar se në shumicën e rasteve seksomnia shoqërohet me parasomni të tjera (ecje në gjumë, ankthe, frikë natën) dhe në përgjithësi tek këta individë ekziston një çrregullim i vërtetë i gjumit në fazën REM. A mund të shërohet?

Përgjigja është po, por gjithçka varet nga një diagnozë e saktë. Për të trajtuar seksomninë dhe për të përshkruar terapinë e duhur, mjeku duhet të dijë shkaqet themelore. Të mos harrojmë se seksomnia mund të jetë një thirrje zgjimi për një problem serioz klinik. Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve, seksomnia nuk diagnostikohet sepse personi as që i vë re episodet e natës. Ekziston një lloj turpi të pranosh sjellje të tilla dhe madje edhe me vetë mjekun është e vështirë të flasësh për këtë.