Botë e Çuditshme

Gjithçka që nuk dini rreth shkallëve lëvizëse!

Nëse keni qenë në ndonjë qytet të madh evropian, apo keni shkuar deri te stacioni i metrosë, të gjithë do t’ju tregojnë rregullin e anës së djathtë në shkallët lëvizëse. Përherë ka njerëz të cilët nxitojnë të kapin trenin dhe për këtë shkak është praktikë që ju të qëndroni në anën e djathtë të shkallëve lëvizëse në mënyrë që ana e majtë të mbetet e lirë për njerëzit që nxitojnë.

Mirëpo, edhe rreth kësaj tashmë shumë vite zhvillohet një debat i ashpër. Domethënë, ekspertët thonë që është gabim të qëndrosh vetëm në anën e djathtë, sepse pesha e njerëzve nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë, kurse shkallët lëvizëse shpejt prishen. Gjithashtu, kurrsesi nuk preferohet që të ecni në shkallë lëvizëse.

Mbase ju duket që e gjithë kjo është një budallallëk i zakonshëm, por kini parasysh që me shkallë lëvizëse në stacionet më të ngarkuara të metrove në qytetet e mëdha brenda një viti kalojnë me dhjetëra milionë njerëz. Kështu që herën tjetër nëse dikush pas jush nxiton, kaloni në anën e djathtë dhe lëreni të kalojë.