Botë e Çuditshme

Gjithë jetën fans i çmendur i Selena Quintanilla, burri nga Teksasi kërkon të hyjë në librin e rekordeve Guinness!

Një burrë nga Teksasi, koleksioni i të cilit kushtuar këngëtares së ndjerë Selena Quintanilla përfshin rreth 1,300 pjesë, po kërkon të hy në librin e rekordeve Guinness. Andrew Longoria u bë një fans i Selenës në vitin 1997, kur gjyshja i bleu atij “CD Dreaming of You” dy vjet pas vdekjes së këngëtares.

Ai u shpreh se:

Isha 5 vjeç kur mora albumin. Thjesht duke menduar për këtë, do të bëhem 30 vjeç javën e ardhshme. Pra, të dish se sa kohë kam qenë fans është shumë fenomenale, për të qenë krejtësisht i sinqertë.

Longoria shtoi se gjyshja shërbeu gjithashtu si një frymëzim për koleksionin e tij. Ai e ka kronizuar koleksionin në një faqe në Instagram që nga viti 2014 dhe ka grumbulluar mijëra ndjekës. Longoria u shpreh se do të provojë zyrtarisht Rekordin Botëror Guinness për koleksionin më të madh më 27 janar duke kataloguar çdo artikull.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Selena Quintanilla Pérez, ishte një këngëtare amerikane e cila ndryshe quhej “Mbretëresha e muzikës Tejano”. Kontributet e saj në muzikë dhe modë e bënë atë një nga artistet më të njohura meksiko-amerikane të fundit të shekullit të 20-të.