Aktualitet

GJKKO konfiskon pasuritë e deputetit të PD!

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfiskuar disa pasuri të deputetit të qarkut Berat, Kasëm Mahmutaj.

Togat e zeza të së Posaçmes vendosën konfiskimin e 2 pasurive të paluajtshme tokë truall, 1 automjet dhe apartamente në pronësi të deputetit, me dyshimin se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.

Mahmutaj është deputeti i parë i Republikës së Shqipërisë që i konfiskohet pasuria. Pasuritë u konfiskuan me kërkesë të SPAK pasi Kasëmi është vëllai i Gazmend Mahmutaj, subjekt i OFL-së.

Me dyshimin se pasuritë e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal, Gjykata e Posaçme ka konfiskuar në total 22 pasuri, që janë në pronësi të Gazmend Mahmutaj, familjarëve apo lidhjeve miqësore e shoqërore të këtij subjekti.

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin mbi burimin e të ardhurave Mahmutajt më 18 shkurt të vitit 2020. Kasëm Mahumtaj njihet si person me precendent kriminal.

Ai rezulton i dënuar me 25 vite burg për për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali. Operacioni Forca e Ligjit nisi më janar të vitit 2020, ku përgjatë një viti, OFL evidentoi rreth 1500 pasuri të dyshimta nga të cilat 523 u sekuestruan me vendim gjykate.