Sport

Gjoba për katër klube të Superiores, Disiplina paralajmëron Laçin dhe Vllazninë!

Gjoba dhe paralajmërime nga Komisioni i Disiplinës në lidhje me episodet e ndodhura në javën e gjashtë në Abissnet Superiore. Derbi Partizani-Tirana (0-2) prodhoi emocione, por edhe tension nga ana e tifozerive.

Për sjellje të gabuar dhe hedhje të sendeve në fushë, dy klubet e kryeqytetit janë gjobitur me nga 200 mijë lekë dhe urdhërohen të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania”.

Teuta vazhdon të gjobitet rregullisht me 50 mijë lekë për faktin që lojtarët e ekipit durrsak nuk mbajnë stemën e Kategorisë Superiore Abissnet në fanella. Paralajmërim për Laçin, tifozët e të cilit e përjetuan keq humbjen e radhës në Superiore, e pesta radhazi.

Paralajmërim edhe për Vllazninë, që duhet të mos dështojë më në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive. E njëjta gjë edhe për Kastriotin.

Gjobë ka marrë Egnatia (50 mijë lekë) për sjellje të gabuar të tifozëve rrogozhinas, të cilët nuk kursyen hedhjen e objektive në fushën e blertë në duelin ndaj ekipit krutan.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet të dëmshpërbleje dëmet e shkaktuara në stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.

2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet te dëmshpërbleje demet e shkaktuara ne stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.

3. KF Laçi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

4. KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5. KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

6. FK Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjete mijë) lekë.

7. K.S Kastrioti, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

8. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjete mijë) lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS dënimi me gjobë do të aplikohet në masën 50%.

9. Lojtari i KF Lushnja, Mikel Canka për protestë ndaj vendimeve të arbitrit duke përdorur gjeste ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktivitetet.

10. KF Luzi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

11. Lojtari i KF Ada, Besnik Ndoj, për sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit duke përdorur dhune, ne baze te Nenit 47/1/b te KDS dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF Iliria Sajmir Hasanaj, per sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit duke përdorur dhune, ne baze te Nenit 47/1/b te KDS dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. KF Shenkolli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

14. Zyrtari i ekipit te KF Shenkolli, Anton Lusha, për sjellje te gabuar ndaj zyrtareve te ndeshjes, bazuar ne Nenet 48/2/a te KDS, dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

15. Zyrtari i ekipit te FK Flamurtari U-15, Genti Zguro, për sjellje te gabuar ndaj zyrtareve te ndeshjes, bazuar ne Nenet 48/2/a te KDS, dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

16. Lojtari te KF Skenderbeu U-17, Kleart Grazhdani, në bazë të nenit 11/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

17. KS Dinamo për shkak te dështimit ne përmbushjen e përgjegjësive, ne përputhje me Nenet 30 dhe 64 te KDS, dënohet me: Humbje te ndeshjes ne tavoline ndaj KF Vllaznia U-13 .

18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Andi Likaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

19. Pranimin e kërkesës së lojtarit Xhuliano Markoci, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
20. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkënkolli Sebastian Deda, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.