Sociale

Gjobat dhe taksat në 2023! Përplasja me shifrat mes deputetëve të PD dhe ministra

Debate dhe akuza te ashpra pozite-opozite kanë shoqëruar gjithë seancën maratonë të diskutimit të projektbuxhetit 2023 në Parlament.

Për opozitën buxheti jo vetëm që nuk mbështet shtresat në nevojë, por rrit barrën për ta duke shtuar taksat përmes paketës fiskale. Nga ndryshimet në taksa do të mblidhen 130 milionë euro.

Kritikat nuk kanë munguar as nga radhët e vetë mazhorancës.

Po, për qeverinë, ky është buxheti njerëzve dhe që adreson krizën e çmimeve.

Zotohet te mbroje qytetaret nga rritja e energjisë dhe pse ka shpallur një fashë të re.

Në projektbuxhetin 2023 parashikohet një nivel shpenzimesh prej 5.8 miliardë euro dhe një plan ambicioz ne mbledhjen e te ardhurave prej 5.3 miliardë euro.

Kriza dukshëm pritet te ngadalësojë ekonominë dhe sipas parashikimeve të qeverisë vitin që vjen rritja do të jetë 2.6%.