Bota Botë e Çuditshme

Gjobën apo qepën?! Oficeri ‘Grinch’ zgjedh mënyrën origjinale për të ndërgjegjësuar shoferët!

Disa shoferë të cilët po tejkalonin limitin e shpejtësisë në një zonë të një shkolle fillore në autostradën e Florida Kyes Overseas morën nga një qepë nga një oficer i zyrës së sherifit si një rikujtesë për të ulur shpejtësinë. Dhe më e habitshmja, oficeri ishte i veshur si personazhi i Grinch…

Kolonel Lou Caputo, një veteran 37-vjeçar i Zyrës së Sherifit të Qarkut Monroe, i cili solli konceptin më shumë se 20 vjet më parë, u kthye përsëri në patrullim këtë javë. Shoferët të cilët udhëtojnë rreth 8 kilometra në orë (5 mph) ose më pak mbi kufirin e shpejtësisë së zonës së shkollës mund të zgjedhin midis gjobave të lehta të trafikut dhe një qepë të dhënë nga Grinch, ndërsa ata të cilët e kalojnë këtë shpejtësi, ka të ngjarë të marrin një gjobë të majme. Caputo thotë:

E gjitha kjo ka të bëjë me edukimin dhe rritjen e vetëdijes se zonat e shkollave tona janë duke operuar ende, edhe pse është periudha e pushimeve. Ne dëshirojmë që shoferët ta ulin shpejtësinë.

Lou deklaroi se ai e portretizoi personazhin imagjinar i cili është krijuar nga autori i librave për fëmijë Dr. Seuss, në mënyrë që t’u jap shoferëve një “dhuratë”, por gjithashtu për të tërhequr vëmendjen në një mënyrë të këndshme ndaj nevojës për t’iu bindur kufijve të shpejtësisë në zonat e shkollës. Caputo shton:

Kjo i kap ata në befasi. Por kur unë u jap atyre një zgjedhje mes një gjobe të lehtë ose qepës, ata marrin qepën. Dhe unë i kam bërë të hanë qepën para syve të mi.