Bota Botë e Çuditshme

Gjobitet platforma Glovo, shkeli ‘ligjin e kalorësve’!

Glovo, një platformë shpërndarjeje në Spanjë, u sanksionua për një shumë prej gati 79 milionë euro, pasi shkeli rregullin e njohur si ‘ligji i kalorësve’, i cili njeh si punonjës dhe jo si të vetëpunësuar, transportuesit që punojnë për këto kompani.

Siç tregohet nga radio Cadena Ser dhe media të tjera iberike, Ministria e Punës e konsideron Glovon përgjegjëse për mospërshtatjen e kontratave të mbi 10,600 drejtuesve të saj sipas legjislacionit të ri. Punëtorët në fjalë janë operativë në zonat e Barcelonës dhe Valencias. Ndërkaq, përfaqësuesit e Glovo ende nuk kanë reaguar.