Aktualitet

Gjon’s Tears merr Kullën e Sahatit të Tiranës!

Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears vlerësohet me Kullën e Sahatit nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Këngëtari me origjinë shqiptare, i cili në Eurovision përfaqësoi Zvicrën, vendin e tij të lindjes dhe u rendit i treti në eventin e zhvilluar javën e kaluar ishte në zyrën e Veliajt.

Të kam ndjekur që kur ke qenë fëmijë edhe je shembulli i dikujt që i ka arritur gjërat me punë, me punë, me punë, me punë, me punë, me përpjekje. Një familje që ka sakrifikuar shumë për të të rritur, ama ia ke shpërblyer! Kur të pashë ty dhe Anxhelën, thashë: “Vetëm shqiptaria mund të çoj dy përfaqësues.

Referuar karrierës së Gjonit, Veliaj deklaroi se është “shembulli më i mirë se me shumë punë mund të arrihet gjithçka”.

Jam shumë krenar për ty dhe dua shumë që të jesh një shembull për djem e vajza të tjerë. Ti je shembulli që dikush duhet të punoj non-stop për ato tre minuta në Eurovision, 13 vjet për ato tre minuta, kështu që të uroj shumë sukses! Shpresoj që të kesh një kujtesë të kohës ku ti punon e sakrifikon, si edhe të kilometrit zero ku i kemi rrënjët të gjithë! Ti ke gjysmën e rrënjëve të tua këtu në Tiranë dhe mezi pres të vish e ta konsiderosh shtëpinë tënde!

Gjon’s Tears u shpreh krenar që gjysmën e origjinës e ka nga Tirana, qytetin ku nëna e tij u lind dhe u rrit.

Faleminderit shumë për këtë dhuratë dhe për këtë simbolikë shumë të bukur! Ndjehem shumë krenar që e kam gjysmën time nga Tirana dhe e përqafoj gjithë fisin tim që është këtu. Faleminderit shumë!

Zvicrën që e mbylli garën e treta e përfaqësoi me “Tout l’Univers” Gjon’s Tears. Djali i një nëne nga Tirana dhe një babai nga Kosova, 22-vjeçari i lindur në Saanen të Bernës nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar. Kur ishte 12-vjeç u bë pjesë e talent show-t “Albanians Got Talent” të transmetuar në Top Channel dhe u rendit i treti në finale.