A Live Night Celebrities Music Showbiz

Gjon’s Tears përshkruan eksperiencën e The Voice në “A Live Night”!

Gjon’s Tears ishte i ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night”. Një artist shumë i dashur dhe i suksesshëm, Gjon’s Tears zbulon më tepër për karrierën e tij në “A Live Night”. Ndër të tjera, ai tregoi edhe për eksperiencën e tij në The Voice.

Koncertin e fundit, më filmoi mami me telefon dhe ia dërgoi produksionit të The Voice në Francë pa më thënë mua. Më pas më telefonojnë ata dhe nuk e kuptova arsyen. Donin të më kishin dhe u kërkova pak kohë. Mendova që nuk kisha asgjë për të humbur. Kisha pak frikë. Kuptova që nuk e kam problem çfarë thonë njerëzit, por zëri im duhet të ishte perfekt.

Pas The Voice, vjen Eurovision në jetën e Gjon’s Tears.

Erdhi kjo eksperiencë dhe njerëzit më thanë çfarë zëri i bukur. Shkova deri në gjysmëfinale. Pas gjysmëfinales më morën në Zvicër te një kamp, për të kompozuar muzikë. Më thanë që ishte për të çuar njerëz në Euroviosion. Unë nuk doja të bëja vetëm konkurse gjithë jetën time, por muzikë, albume, koncerte, të shpërndaja këtë dëshirë dhe të shihja njerëzit me lotë e buzëqeshje. E kam pas parë Eurovision me sytë e fëmijës, jo për të kuptuar impaktin që ai kishte. Kuptova që ishte diçka e madhe…