A Live Night Celebrities Music Showbiz

Gjon’s Tears rrëfehet për fëmijërinë në “A Live Night”!

I ftuar në këtë episod të “A Live Night” ishte Gjon’s Tears. Një artist me kuptimin e plotë të fjalës, që ka arritur një sukses të madh jo vetëm me talentin, por edhe me punën e tij të palodhur, Gjon’s Tears, rrëfehet për fëmijërinë në “A Live Night”.

Fëmijëria ime ka qenë e bukur. Ishte pak e komplikuar. Për mua ishte pak turp sepse jetoja në Zvicër dhe njerëzit më pyesnin nga vija, por edhe kur isha në Kosovë e në Shqipëri më bënin të njejtën pyetje. Më duhej shumë kohë për ta kuptuar këtë situatë. Të rëndësishme në jetë janë vlerat tona, ku besojmë, për çfarë luftojmë në jetën tonë. Njerëzit në Zvicër janë më të ftohtë, nuk flasin për ndjenjat e tyre. Mendoj se në Shqipëri njerëzit janë më të nxehtë.

Në fillim më vinte turp, sepse emri Gjon nuk ishte zvicerian dhe më pyesnin gjithmonë nga vjen ti. Por edhe në Kosovë e në Shqipëri më pyesnin nga vija. Gjithmonë e kam pasur këtë pikëpyetje në jetën time që çfarë jam. Ndihem me fat që kam pasur mundësinë në jetën time për të gjitha këto kultura të ndryshme dhe edukime të ndryshme që ma kanë dhënë mundësinë ta kem veten si një puzzle dhe të marr copat më të bukura të çdo kulture për të rritur veten dhe për t’u bërë sa më i plotë në jetën time.