A Live Night Celebrities Music Showbiz

Gjon’s Tears rrëfen emocionet e Eurovision në “A Live Night”!

Një artist shumë i dashur që na ka bërë krenarë padiskutim, Gjon’s Tears, ishte i ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night”. Ndër të tjera, ai rrëfeu një eksperiencë shumë speciale në jetën e tij, siç është ajo e pjesëmarrjes në Eurovision.

E kam pas parë Eurovision me sytë e fëmijës, jo për të kuptuar impaktin që ai kishte. Kuptova që ishte diçka e madhe. Në atë moment thashë okay, por nuk besoja ta merrnin këngën. Më morën dhe ishim tek dhjetë të fundit. Kur këndova live direkt vendin e parë. Më thanë që do përfaqësoj Zvicrën dhe u thashë direkt prindërve. Nisa punën, kisha frikën e zërit. Kjo është frika ime që do jetë gjithmonë. Në atë moment ishte gjëja më e rëndësishme të jesh perfekt, të jesh një robot.

Shkova dhe dola në vendin e tretë. Ishte eksperienca më e bukur në botë. Sapo dola nga skena ishte gjyshi në telefon me lotë. Ai e pa këtë. Ishte një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Në atë moment të gjitha kushtet ishin bashkë, për ta bërë atë eksperiencën më të bukur në jetën time. Ndihem shumë krenar për këtë eksperiencën e Eurovision. Kam parë në sytë e gjyshit një kënaqësi, një krenari që e di që ka kaq shumë njerëz që nuk e kanë këtë fat ta jetojnë këtë.