A Live Night Celebrities Music Showbiz

Gjon’s Tears zbulon hapat e parë në muzikë në “A Live Night”!

Një episod shumë i veçantë ditën e sotme në “A Live Night” me një artist të vërtetë me kuptimin e plotë të fjalës. Gjon’s Tears rrëfeu gjithçka për karrierën e tij, dashurinë e tij të madhe muzikën, teksa na zbuloi hapat e tij të parë në muzikë.

Është një gjë të këndosh. Por si i prek njerëzit, si e tregon ti historinë tënde. A kuptojnë çfarë ti do të thuash, cili është mesazhi yt. Jam shumë i kënaqur që gjyshi e ka ditur që me muzikë do i tregoj se është koha ime.

Pas episodit të gjyshit, ai më tha që njerëzit duhet të më dëgjojnë. Thashë gjyshi ëndërron shumë, por nuk besoja se do bëhej gjë me zërin tim. Më pas më tregoi emisionin “Një këngë për ty”. Duhej të këndoja shqip “Moj e bukura More”. Isha i frikësuar sepse nuk e dija çfarë ishte një emision në televizion. Mbaj mend që nuk ishte një eksperiencë e bukur. Ky ishte emisioni i parë në Shqipëri.

Shkova në “Albanian’s Got Talent”. I thashë gjyshit nuk guxoj më të shkoj në televizion. Në atë kohë nuk kishte shumë rrjete sociale, edhe nëse bëje diçka të keqe në televizion nuk shpërndahej shumë. E provova dhe ishte komplet ndryshe. Një eksperiencë shumë e bukur me një produksion shumë të mirë që gjithmonë më ka mbështetur dhe më kanë thënë këndo çfarë të duash. E bëra këtë emision si një lojë, se fëmijë isha, nuk kisha pritshmëri, vetëm doja ta provoja. Po shoh shumë e më shumë fëmijë që kanë probleme me rrjetet sociale. Është shumë e komplikuar. Dola në vendin e tretë në “Albanian’s Got Talent”. Mami e përdorte Facebook dhe nuk më linte ta përdorja. Një ditë e kam hapur dhe ka pasur aq shumë njerëz që më shanin, nuk e kuptoja pse, unë nuk kisha bërë asgjë të keqe. Ka gjithmonë njerëz kështu. Duhet të jesh i përgatitur edhe për këto gjëra.