Çdo gjë është ashtu si duket Celebrities Gossip Showbiz

Gjuha kriminalistike dhe si mund të kuptojmë simptomat e para të sëmundjeve të rënda me anë të ligjëratës, e ftuar Ledi Shamku!

‘Çdo gjë është ashtu si duket’ është një nga risitë më të fundit të Top Albania Radio dhe padiskutim që çdo të enjte dëgjuesit tanë besnikë kanë mundësi të informohen lidhur me tema nga më të ndryshme dhe shumë të veçanta. Siç ka qenë dhe kjo e episodit të ditës së sotme lidhur me gjuhësinë kriminalistike ku e ftuar ka qenë Ledi Shamku, gjuhëtare, pedagoge, kërkuese shkencore në departamentin e historisë së gjuhës, gramatikës dhe kulturës së gjuhës në Akademinë e Studimeve Albanologjike.

Fillimisht, Shamku u pyet se çfarë do të thotë gjuha jonë për secilin prej nesh?

Gjuha jonë thotë shumë pak për ne. Gjuha jonë thotë jemi shqiptar, italian, anglez, ajo që thotë shumë për ne është ligjërimi. Gjuha është ajo çfarë ne kemi në dollap, gjithë mundësitë tona të shprehjes. Çdo herë që ne flasim ose i shkruajmë dikujt ne fusim gjuhën në punë. Në atë çast ne krijojmë një ligjërim. Këto dallojnë, pasi ligjërimi është personalizim i gjuhës, cilësitë e zërit, mënyra si rendit fjalët në fjali. Ky është ligjërimi, që thotë kush jemi, nga vijmë, çfarë shkollimi kemi, thotë me kë flasim, me kë komunikojmë. Ligjërimi është ‘spiuni ynë’.

Por, ishit në dijeni se sëmundje shumë të njohura si parkinsoni apo ‘alzheimer’ simptomat e para i tregojnë pikërisht në ligjërimin tonë? Për më shumë na tregon znj. Shamku.

Shenjat e para të parkinsonit ose të ‘alzheimer’ krijohen shumë herët. Duken në ligjëratë. E para shenjë është thjeshtimi i sintaksës. Kur ky person fillon e varfëron sintaksën, shton fjalët e përgjithshme. Nëse këto njerëz mbahen në vëmendje, në ato momente ndërhyet me mjekime dhe kjo ndihmon shumë.