Celebrities Gossip Showbiz

“Gjuj për to”, Loredana dhe Don Xhoni zbulojnë datën e publikimit të këngës së re!

Së fundmi edhe pse jo e deklaruar nga vetë artistët, është shpresuar se dy nga më të përfolurit e momentit, pikërisht reperi Don Xhoni dhe Loredana do të sjellin një projekt muzikor.

Kjo nisi fillimisht nga Loredana, e cila publikoi një Instastory ku në makinë me mikeshat e saj shfaqej teksa këndonte dhe kërcente nën ritmin e këngës ‘Deri kur’, projekti më i fundit nga reperi. Dyshimet tona u shtuan, pasi ky i fundit vetëm pak më parë ka publikuar një Instastory, ku teksa tregon disa bluza falenderon Loredana-n për dhuratën.

E vetë reperi duket se na e aprovoi këtë gjë disa ditë më parë me anë të një Instastory. Teksa ka ripostuar një video të Lorit teksa improvizon në makinë këngën e tij, Don Xhoni ka shkruar:

Diçka e çmendur po vjen

E teksa ishim me padurim në pritje të detajeve të reja, dyshja sot zbuluan shumë. Jo vetëm titullin e këngës që është “Gjuj për to”, por dhe datën e publikimit. Për projektin e ri muzikor të artistëve na duhet të presim plot 1 muaj. “Gjuj për to” do të publikohet më 12 nëntor.

Dhe kur bëhet fjalë për Lorin dhe Don Xhonin nuk e diskutojmë që do të jetë një bashkëpunim me të vërtetë shumë special.

Reperi vetëm para pak ditëve ka publikuar këngën e tij më të re “Trust me” dhe deri më tani ka mbi 4 milion klikime. Ky projekt muzikor ka arritur të pëlqehet shumë nga ndjekësit e tij duke e sjellë Don Xhonin në ‘origjinë’ me këngët e tij ‘hip-hop’ pasi na emocionoi me këngën verore për dashurinë “Deri kur”.