Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet Rajoni

Gjuriç: Kurti po e çon rajonin në gjakderdhje!

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç deklaron se Albin Kurti po e çon rajonin në gjakderdhje. Së fundmi Kosova ka marrë vendimin për reciprocitet me targat ndaj Serbisë, por për Gjuriç kjo është vetëm për hir të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ai i bën thirrje Kurtit të ndalojë së luajturi me zjarri derisa të jetë vonë dhe të angazhohet në dialog me Sebrinë.

STATUSI NGA MARKO GJURIÇ

Regjimi Kurti në Kosovë po e çon rajonin në prag të gjakderdhjes. Dërgimi i forcave speciale të armatosura rëndë në zonat me shumicë serbe vetëm për hir të fitimit të pikëve të lira politike në kandidaturë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit është kërcënuese për jetën dhe në shkelje të të gjitha marrëveshjeve. Ju lutemi ndaloni të luani me zjarrin derisa të jetë vonë.

Në vend që të angazhohet në një dialog konstruktiv me Beogradin dhe të punojë së bashku drejt një të ardhmeje normale për rajonin, qeveria në Prishtinë po përdor AK47 të vjedhura dhe APC të dhuruara për të frikësuar popullsinë e saj serbe.

Duhet të keni turp nga vetja, zoti Kurti

Ndërkaq Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve. Vuçiç e përshkroi situatën në Kosovë si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”. Vuçiç paralajmëroi që nesër do të thërrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.