Botë e Çuditshme Lifestyle

Gjurmues në trupin e delfinëve për t’i shpëtuar nga përplasja me anijet!

Dy delfinë të rrallë rozë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në brigjet e Bolivisë, janë shpëtuar nga ekipe të specializuara. Para se të lëshoheshin sërish në habitatin e tyre, mbi trup delfinëve iu vendosën gjurmues, nëpërmjet të cilëve Fondi Botëror për Natyrën, mund të ndërhyjë në rast nevoje.

E njëjta teknologji, po përdoret edhe në Kili. Balenat migruese në këto zona, po mbrohen nëpërmjet zhvillimeve të reja teknologjike dhe gjurmuesve që i vihen mbi trup. Këto gjurmues high-tech monitorojnë tingujt dhe përdornin inteligjencën artificiale për të identifikuar llojin dhe vendndodhjen e balenave në kohë reale.

Për shkak të rrezikut që këto gjitarë hasin nga anijet, sistemi njofton autoritetet e porteve në mënyrë që të shmangen përplasjet. Claudia Venega, një biologe me një program shpëtimi shpjegoi se shumë delfinë rozë humbasin aksesin për shkak të instinkteve të tyre riprodhuese.

Kur femrat shkojnë për të lindur, ato kërkojnë vende më të qeta dhe kështu ato largohen në kërkim të ujërave më të qeta. Gjatë dhjetë viteve të fundit, gati 60 delfinë lumi rozë të bllokuar, të njohur shkencërisht si Inia boliviensis, janë shpëtuar.

Lëkura rozë e delfinëve është për shkak të enëve të gjakut afër lëkurës së tyre, megjithëse disa ekzemplarë janë blu apo edhe të bardhë. Ndërsa shkencëtarët kanë dokumentuar vetëm një pjesë të vogël të delfinëve të ujit të ëmbël, delfinët e lumit rozë janë më të mëdhenjtë, duke u rritur deri në 2.7 metra të gjatë dhe peshojnë rreth 136 kg.

Sharol Deem, një tjetër anëtar i programit të shpëtimit, i tha Reuters se përpjekjet për të ruajtur speciet tregojnë për qëllime edhe më të mëdha ekologjike.

Kjo është me të vërtetë një nga bukuritë e këtij projekti tani. Përpjekjet për të studiuar dhe mbrojtur “këtë krijesë magjike” mund të rrisin qëndrueshmërinë mjedisore për të gjitha speciet, përfshirë njerëzit.