Aktualitet Politikë

Gjykata e Apelit, çështja e PD-së shqyrtohet më 3 nëntor!

Gjykata e Apelit Tiranë njofton se më 3 nëntor do të shqyrtojë çështjen e Partisë Demokratike. Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tiranë, njoftohet se: Në datë 3 nëntor 2022, ora 10:30, do të gjykohet çështja me kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit datë 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupi gjykues që e shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi. Kjo çështje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 17.07.2021.

Konkretisht, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimimin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës së Tiranës që njihte Kuvendin Kombëtar të mbajtur nga Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit të PD-së.