Aktualitet

Gjykata e Lartë bëhet me 9 anëtarë!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur ditën e sotme dekretin për emërimin e gjyqtarit Asim Vokshit në Gjykatën e Lartë. Me marrjen e detyrës nga Asim Voksi i cili më parë ushtronte detyrën në Gjykatën e Apelit në kryeqytet, numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë ka vajtur në 9.

Disa ditë më parë Presidenca dekretoi Artur Kalanë. Tashmë Gjykatës së Lartë i duhet edhe 1 anëtar për të plotësuar numrin e nevojshëm që i duhet për të plotësuar 3 vakancat e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Duhet theksuar se Gjykata e Lartë duhet të ketë në total një numër prej 19 anëtarësh. Ndërkohë stoku i dosjeve është mbi 35 mijë të tilla dhe do të duhet një kohë e gjatë për t’i ezauruar.

Po ashtu nga ana tjetër Këshilli i Lartë Gjyqësor ka drejt fazës së fundit edhe kandidatura të tjera për në Gjykatën e Lartë.