Bota

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-anëtarin e KPA Luan Daci!

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin e formës së prerë për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci.

Megjithëse Gjykata Kushtetuese e riktheu për rishqyrtim rekursin e tij, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e dënoi me 6 muaj burg të konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Daci u akuzua nga SPAK dhe u shpall fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve pasi kishte fshehur gjatë zgjedhjeve në organet e vetingut, shkarkimin nga detyra në vitin 2007 nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.