Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Gjykata e Lartë pezullon ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Gjykata  e Lartë vendosi sot pranimin e kërkesës për pezullimin e kontratës së ndërtimit të 2 HEC-eve në Valbonë nga kompania Gener 2 e Dragobia Energy SHPK, si masë e sigurimit të padisë deri në marrjen e një vendimi të prerë në lidhje me çështjen.

Kërkesa ishte paraqitur nga pala paditëse që përbehet nga banorët 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë, Shoqata “TOKA” dhe  Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES.

Në vitin 2017 e njëjta kërkesë nuk u pranua nga Gjykata Administrative, e cila vendosi për ndërtimin e hidrocentraleve.

Banorë dhe aktivist mjedisor kanë protestuar aktivisht vitet e fundit kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, duke argumentuar se ato do të dëmtojnë vlerat unike të ekosistemit të luginës dhe, gjithashtu, edhe potencialin turistik të zonës.

Gjykata njofton sot se ka vendosur “Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë.