Në Shtetet e Bashkuara, një Gjykatë Apeli bllokoi përkohësisht planet e presidentit Joe Biden, për vaksinime anti-COVID në biznese. Nëse nuk merrej vendimi, ligji do të detyronte kompanitë private me mbi 100 të punësuar, që të gjithë të vaksinoheshin plotësisht kundër koronavirusit ose të testoheshin çdo javë, çka do t’iu kushtonte financiarisht.
Gjykata konfirmoi se hasi në shkelje të lidhura me statusin dhe të drejtat kushtetuese të personave që preken, ndaj nuk do të jetë zbatim të urdhërit, duke filluar nga muaji janar 2022.
Tashmë, administrata Biden ka afat deri nesër që të reagojë e të argumentojë përgjigjen e saj. Gjyqësorin e vunë në lëvizje paditë e pesë shteteve amerikane ku republikanët përbëjnë shumicën. Janë Teksasi, Luiziana, Misisipi, Karolina e Jugut dhe Utah e ku planet kundër vaksinimit u kundërshtuan nga kompani private dhe grupe fetare, që dorëzuan ankesa të shumta. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u akuzua për tejkalim të autoritetit të tij.
Mesatarisht, 1 mijë e 100 amerikanë, shumica prej tyre të pavaksinuar, janë duke humbur jetën nga COVID-19 në Amerikë, çdo ditë. Në nivel global, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur nga koronavirusi, me mbi 754 mijë viktima e më tepër se 46 milion të infektuar.