Aktualitet

Gjykata pezullon me 3 muaj mjekët e QSUT-së që merrnin para’ për skanerin!

Gjykata e Tiranës vendosi pezullimin nga detyra për 3 muaj për mjekun dhe teknikun e shërbimit të imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të arrestuar dje për korrupsion. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, por gjykata vendosi pezullimin e tyre nga detyra.

Mjeku Nazmi Metaliu 63-vjeç dhe tekniku i shërbimit të imazherisë, Astrit Mansaku, 51 u mernin para’ pacientëve për të shmangur procedurën standarde spitalore në bërjen e skanerit.

Kundrejt shumave monetare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, qytetarëve të ndryshëm u mundësonin bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e mjekut dhe teknikut të imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të arrestuar dje për korrupsion. Dyshohet se Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku kryenin skanera pa radhë kundrejt shpërblimit. Prej tre javësh, dosja hetohej nga prokurori Bledar Valikaj.

Kallëzuesi është një person që përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në Greqi, ku u përfshi në një aksident me makinë teksa udhëtonte si pasagjer. Për dëmtimet e pësuara nuk kishte marrë mjekim të specializuar, por kohët e fundit pati shqetësime. Kur shkoi të interesohej në QSUT, rastësisht takoi mjekun Nazmi Metaliu, te i cili ishte vizituar vite më parë dhe pasi i tregoi për shqetësimet shëndetësore, Metaliu i sugjeroi të bënte skaner të trupit, shërbim që mund ta përfitonte duke dhënë para’ ose të priste disa muaj sa t’i vinte radha, sipas procedurave të spitalit.

Për skanerin pagesa ishte 12.500 lekë, por për të do të merrte 6.000-7000 lekë. Më pas, mjeku komunikon me teknikun e imazherisë, Astrit Mansaku dhe skaneri realizohet. Dy punonjësit e QSUT-së ndihmuan edhe shokun e qytetarit të parë. Ata i bënë skanerin pa radhë e pa dokumentacion duke përfituar 6000 lekë.

Personi që kallëzoi çështjen, përpara shumë vitesh ishte emigrant në shtetin grek dhe ka bërë aksident me makinë ku ishte pasagjer. Për aksidentin e nuk mori mjekim të specializuar pasi e kaloi vetë meqë ishte dhe moshë e re, por tani ka disa shqetesime si marrje mendsh, dhimbje ne qafe e ne shpatullen e majte. Per shqetesimet shendetesore shkoi ne Spitalin Universitar te Traumes ku u vizitua nga mjeku Asllan Selaj, i cili i lëshoi  recete per mjekimin qe duhej te merrte. Po ashtu, shkoi te doktoreshe Valbona Kopani, e cila i kërkoi të bënte rezonance manjetike e të tjera vizita dhe më pas te shkonte ta takonte. Por, rezultoi se që të bënte ato kontrolle duhej te ishte i sapoaksidentuar e ne gjendje urgjence.

Kur kallezuesi shkoi per t’u interesuar në QSUT, rastesisht takoi mjekun Nazmi Metaliu, te i cili ishte vizituar vite më pare e gjate bisedes me të, Metaliu i thote se pergjigje per shqetesimet i jep nje skaner komplet i trupit.

Kallezuesi e pyeti doktorin nëse per të marre kete sherbim mos duhej te ishte i shtruar ne spital dhe ai i thote se nuk ka problem, pasi keto gjera do t’i rregullonte ai kur të fliste me personelin mjekesor, por duheshin dhene para te ata, sepse si rregull behej me planifikim e vononte disa muaj. Doktor Nazmi Metaliu i jep kallezuesit numrin e tij të celularit dhe i thote të priste diten e marte ose te merkure e te shkonin ta benin skanerin direkt.

Doktori i ben disa pyetje ne korridor se ku kishte shqetesime, e preku ne qafe dhe i tha qe pa merak se do bejme kontroll tek qafa, etj. Gjate bisedes, Ardiani e pyet doktorin se si do veprojne ne te ardhmen dhe doktor Nazmiu i thote se per nje skaner ata marrin nga 12.500 leke te reja ndersa per ju te dy do te flas une qe ta bejme me nga 6.000-7000 leke te reja. Doktori i tha Ardianit se do te fliste me nje kolegun e tij dhe kur te kishte diten e oren e sakte do ta njoftonte.

Ne date 27.01.2023 sqaron se rreth ores 09.40 eshte takuar me mjekun Nazmi Metaliu ku fillimisht biseda ishte shoqerore, i tha qe nga java tjeter do te vinte ai miku i tij.

Doktor Nazmiu me tha qe per te bere skanerin duheshin 6.000 leke te reja dhe u lidh ne telefon me kolegun e tij Astrit Mansaku ku i tha se po vinte bashke me ate tek bondrumi qe te bente skanerin. Tek bodrumi doli doktor Astriti te cilit Nazmiu i tha qe te me bente mua nje skaner barku dhe gjoksi.

Pasi doktori mori shenim emrin tim, Nazmiu u fut brenda ku i dha doktorit shumen 6000 leke te reja dhe me tha qe do takoheshim serish per te marre pergjigjen e skanerit.

Me pas, deklaruesi hyri te skaneri ku viziten ia ben imazheristi Astrit Mansaku. Ne perfundim te vizites, ai i thote se kishte probleme me mushkerite e duhej te konsultohej me mjeke te Dispanceria ose te Sanatoriumi ne Sauk. Pas tre oresh u takua serish me doktor Nazmiun, i cili i dha pergjigjen e skanerit dhe i tha se shendeti tij nuk ishte i mire pasi kishte probleme me mushkerite.