Celebrities Showbiz

“Gjykoni lojën, jo ndjenjat…” Fifi mbështet publikisht Beatrix Ramosaj!

Ditën e martë si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Ky ndoshta ishte nominimi më i fortë që ka pasur ndonjëherë ky edicion. Të tre banorë shumë të fortë dhe të pëlqyer nga publiku.

Edhe pse publiku ishte shumë kurioz për të parë se si do të shkonte rrjedha e ngjarjeve, çdo gjë që të ndodhte do të ishte një surprizë. Fatkeqësisht ishte Beatrix Ramosaj ajo e cila u shpall e eliminuara e duke e lënë kështu përfundimisht lojën.

Lidhja romantike e Doanldit dhe Beatrix që nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” po vazhdon të komentohet edhe pas eliminimit të kësaj të fundit. Që nga eliminimi i saj këngëtarja ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me gjithë situatën.

Në rrjetet sociale kanë vazhduar të komentohet trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix, madje edhe mes personazheve publike të cilët janë rreshtuar pas të preferuarve të tyre. Nisur nga paragjykimet që janë bërë për Beatrix, së fundmi ka reaguar dhe Fifi. Në një ‘live’ në Instagram, Fifi tha se njerëzit asnjëherë nuk duhet gjykuar për ndjenjat e tyre dhe se nuk është në rregull ajo që po bëhet ndaj Beatrix.

Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur e vrer përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale…

Pas daljes së saj dhe reagimeve në rrjet Beatrix Ramosaj nuk mundi dot që të ishte pjesë e “Fun Club” ditën e djeshme, pasi siç tha moderatorja Dojna Mema ajo ndihet shumë e ngarkuar psikologjikisht. Ndërkohë të ftuarit në studio shprehën keqardhjen, duke thënë se Beatrix nuk ka pse të ndihet keq sepse nuk ka bërë asgjë të keqe dhe për tu ndjerë në faj, referuar marrëdhënies që ajo ndërtoi me Donaldin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.