Celebrities Showbiz

Gjyqi i R Kelly ka nisur ditën e djeshme, ja se çfarë duhet të dini!

Gjyqi i R. Kelly ka nisur ditën e djeshme në gjykatën federale. Këngëtari i R&B akuzohet për trafikim seksual në qytetin e New Yorkut dhe nëse dënohet, 54-vjeçari mund të kalojë dekada të tëra prapa hekurave. Përveç akuzave në New York, ai numëron dhe disa sulme seksuale dhe abuzimi në Iliinois. Në vitin 2008, Kelly është akuzuar për pornografi me fëmijë. Ja se çfarë duhet të dini lidhur me çështjen.

Për çfarë akuzohet R. Kelly?

Kelly akuzohet për vepra penale si trafikim seksual dhe abuzim, në disa vende. Akuzat kanë dalë në muajin mars të vitit të kaluar, kur gjyqtarët në New York i bënë publike. Ato fillojnë me rrëmbim, abuzim seksual me të mitur dhe lindje të detyruar. Në vitin 2019 u ngarkua me një akuzë lidhur me pornografi fëmijësh në Ilinois. Gjithsej atij i numërohen mbi 13 akuza. Këngëtari gjithsesi i ka mohuar të gjitha ato.

Pse është shtyrë gjyqi?

Gjyqi që do të mbahej në Brooklyn u shty për shkak të pandemisë, si dhe vonesat lidhur me burokracitë. Seancat e gjyqit u caktuan fillimisht që të mbaheshin më 9 Gusht. Por Kelly e ndryshoi datën për në muajin korrik si pasojë e ndërrimit të avokatëve dhe grupi i tij i ri kërkoi më shumë kohë në dispozicion për mbrojtjen. Pandemia gjithashtu e shtyu gjyqin në Chicago, që tani do të mbahet pas këtij.

Pse është në burg tani R. Kelly?

Në muajin korrik 2019, një gjykatës urdhëroi që Kelly të mbahej në burg pa afat, pasi një prokuror deklaroi se këngëtari tërhiqej nga vajzat e reja në moshë në vitin 1999, si dhe ende tërhiqej pas tyre. Pak kohë më parë, Kelly u transferua nga Chicago për në New York për gjyqin që do të mbahej.

Kur nisi e gjitha kjo?

Në vitin 2000, Jim DeRogatis, në atë kohë një kritik muzike për “Chicago Sun-Times”, dëgjoi për herë të parë disa fjalë se Kelly, një nga artistët më të sukseshmëm të R&B të viteve 1990, kishte një “problem” me vajzat e reja. DeRogatis bashkëpunoi me reporterin çështjeve legale të “Sun-Times”, Abdon Pallasch, për të investiguar këto fjalë që dëgjoi dhe ata zbuluan shumë materiale nga dekada e kaluar që Kelly kishte abuzuar seksualisht me vajza të mitura. “Sun-Times” e publikoi lajmin në muajin dhjetor të atij viti dhe DeRogatis u bë gazetari kryesor i çështjes. Disa vite më vonë, ai mori një videokasetë me postë ku dukej Kelly që abuzonte me një vajzë nënmoshë. Kaseta iu bashkangjit gjyqit në vitin 2008 ku akuzohej për pornografi me fëmijë. Juria e pastroi atë nga akuzat pasi avokatët e tij argumentuan se identiteti i vajzës ishte ‘jo bindës’. Vite më vonë, avokati që e mbrojti atë tha se Kelly “ishte fajtor si dreqi”.

Për çfarë akuzohet Kelly në Chicago?

Në shkurt të vitit 2019, ai u ngarkua me 10 akuza për abuzim të rëndë seksual të ndoshur gjatë viteve 1998 deri më 2010 dhe përfshinin katër viktima, tre prej të cilave ishin nga mosha 13 deri 16 vjeçe. Secila akuzë mund të dënohet nga 3 deri në 7 vite. Në korrik të po atij viti, Kelly u arrestua pasi zyra e avokatëve në Ilionois, plotësuan disa materiale bazuar në deklaratat e DeRogatis. Këto informacione u rishikuan përsëri në shkurt të 2020 dhe përfshinë edhe një tjetër viktimë.

Po në New York?

Në të njëjtën ditë që u bënë publike lajmet nga Ilinois, prokurorët në New York nxorrën në pah të tjera dokumenta që e akuzoni Kelly-n dhe që kishin zanafillën që nga viti 1999 e deri atëherë. Atë ditë u paraqit shkresa që deklaronte se Kelly kishte marrë pjesë në aktivitete seksuale me fëmijë, detyrimin për të kryer marrëdhënie seksuale, rrëmbimin dhe lindje të detyruar. Gjithashtu më vonë dolën të tjera dëshmi që ai kishte abuzuar, kërcënuar apo keqtrajtuar shumë njerëz të tjerë, përfshirë këtu dhe një djalë të mitur.