Celebrities Gossip Showbiz

“Gjysmë viti”, modelja ruse sapo pranoi lidhjen me Don Xhonin?!

Fama e reperit, Don Xhoni duket se po arrin në nivele ndërkombëtare, pasi së fundmi ka ndjekës dhe nga Rusia. Reperi i hitit “Make a pose”, ka postuar në rrjete sociale shpesh mbështetjen që merr nga fansat atje.

Por të gjithëve ju ka tërhequr vëmendjen modelja seksi, Ariana Li-Rey, e cila ka bërë për të një tatuazh që do ta ketë gjithë jetën në trupin e saj. Ajo ka pikturuar portretin e Don Xhonit, në gjithë parakrahun e saj. Që pas atij këtij gjesti mes reperit dhe modeles shpesh ka patur ngacmime në rrjete sociale që na kanë treguar për afrimitetin mes tyre, megjithatë duke se gjërat qenkan shumë serioze.

Pak minuta më parë Ariana publikoi në Instastory një ‘screenshot’ nga ‘wallpaper’ i telefonit të saj ku duket se ka vendosur një foto të reperit, teksa ajo që shkruan na bëri me të vërtetë habi.

Gjysmë viti 

Pra, mos ndoshta modelja ruse sapo na tregoi se është tanimë në një lidhje me reperin prej plot gjysmë viti?

Video-t që Ariana poston me këngët e Don Xhonit janë të shumta dhe është vënë re qartazi afrimiteti mes të dyve. Dyshimet shtohen kur ata të dy në një video-live i thonë “Të dua” njëri-tjetrit në gjuhën përkatëse të secilit. Nuk dimë me siguri se cila është marrëdhënia mes tyre, por veprat po flasin shumë.

Së fundmi është shpresuar se dy nga më të përfolurit e momentit, pikërisht reperi Don Xhoni dhe Loredana do të sjellin një projekt muzikor. Kjo nisi fillimisht nga Loredana, e cila publikoi një Instastory ku në makinë me mikeshat e saj shfaqej teksa këndonte dhe kërcente nën ritmin e këngës ‘Deri kur’, projekti më i fundit nga reperi. E vetë reperi e aprovoi këtë gjë pak ditë më parë me anë të një Instastory. Teksa ka ripostuar një video të Lorit teksa improvizon në makinë këngën e tij, Don Xhoni ka ‘paralajmëruar’ se “diçka e çmendur po vjen”.

Së fundmi reperi ka lançuar këngën e tij më të re, “Deri kur”. Kënga vetëm 2 muaj që është publikuar dhe numëron mbi 11 milion klikime, duke rezultuar shumë e pëlqyer.