Celebrities Gossip Showbiz

“Goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar!”, Robert Berisha jep mesazhin për t’u marrë shembull nga të gjithë!

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë dy vite tashmë që i kanë dhënë fund martesës së tyre, e sigurisht duhet përmendur që ndarja e tyre duhet të jetë shembull për shumë çifte të tjera të showbiz-it. Dhe pas përfundimit të marrëdhënies së tyre ata kanë ruajtur raporte shumë të mira, kjo dhe për faktin se së bashku kanë dhe një vajzë të quajtur Renee. Dyshen e kemi parë të frekuentohen shpesh dhe pas ndarjes, qoftë në pushime apo dhe në shtëpi duke kaluar kohë me familjarët e tyre.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Roberi ka rrëfyer më shumë rreth marrëdhënies me Norën dhe vajzën pas divorcit dhe mund të themi me plot gojë se është një situatë për t’u marrë shembull.

E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shpi, ne edhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vie puna me qenë e lumtur goca ajo është primare. Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i folë. 

E një marrëdhënie dhe harmoni kaq e mirë familjare patjetër që sjell dhe mirëkuptimin nëse njëra nga palët vendos të ketë një lidhje që e çon deri në martesë.

Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte.

Robert Berisha njihet për karakterin e tij shumë të drejtpërdrejtë dhe asnjëherë nuk ngurron të thotë atë që mendon. Shpesh këngëtari përflitet për lidhje me vajza të ndryshme të showbiz-it kjo për shkak se natyra e tij ngacmuese me vajzat gjithmonë i bën portalet të dyshojnë.

Së fundmi, Roberti u përfol për një lidhje me prezantuesen bukuroshe Albana Osmani, pas një komenti tepër flirtues në një postim të saj. Por, jo vetëm me Albanën, pasi ndryshimet kanë nisur dhe për bashkëprezantuesen e emisonit të tij “Robi plaket kur don vet”. Në një bisedë online me ndjekësit e tij, Roberti u pyet nëse është në një lidhje me “Miss Kosova 2019”, Eriona Sejdiun. Ai tregoi jo vetëm që mes tyre ka shumë vite diferencë, por dhe Eriona është pjesë e familjes së tij.