Celebrities Gossip Showbiz

Goditi modelen në klip? Butrint Imeri fshin skenën nga klipi në YouTube!

Butrint Imeri para pak ditësh publikoi këngën e tij më të re dhe ashtu siç premtoi “Kuku” arriti të bëhej hit dhe të pëlqehet shumë nga ndjekësit dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që kënga ka arritur të marrë vetëm brenda 24 orëve nga publikimi duke thyer kështu rekordet. Megjithatë, klipi i “Kuku” duket të ketë shkaktuar reagime nga njerëzit, pasi në një skenë të saj duket këngëtari teksa improvizon një goditje kundrejt modeles, e cila luan rolin e ish- të dashurës së Butrintit.

Menjëherë pas kritikave, Butrinti ka zgjedhur ta fshijë këtë skenë nga klipi i këngës.

“Kuku” ka vetëm katër ditë që është lançuar dhe ka afro 6 milion klikime, por kjo nuk është arritja e vetme e artistit. Butrinti postoi një Instastory ku tregoi se “Kuku”, tanimë po arrin të ketë sukses ndërkombëtar dhe të dëgjohet dhe jashtë trojeve shqiptare. Kënga momentalisht renditet e para tek më të dëgjuarat në Shqipëri, Austri, Zvicër, Gjermani dhe Maqedoninë e Veriut. Jo vetëm kaq, por “Kuku” renditet në vendin e 4 në Itali. Përpos kësaj, Butrinti ka treguar se kënga e tij ka arritur një rekord personal për të duke arritur plot  500,000 streams.

Dje u publikua në Spotify, sot mbi 500,000 streams! Ky është një tjetër rekord personal, duke u marr parasysh që ende kjo platformë nuk ka shumë përdorues shqiptar dhe është në rritje e sipër tek tregu ynë! Ju falenderoj nga zemra.