Celebrities Gossip Showbiz

Goditi sërish… Çfarë nënkupton Beatrix Ramosaj me postimin e fundit?

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fundmi ka publikuar “Vonë”.

Vetëm pak më parë Beatrix ka postuar një shprehje në ‘Twitter’ dhe ‘Instastory’ dhe si çdo postim tjetër i saj edhe ky i fundit ka marrë shumë vëmendjen e të gjithëve.

Guxim është të qëndrosh krah të vërtetës dhe të drejtës.

Disa ditë më parë TAR nëpërmjet disa postimeve të Beatrix dyshoi për një bashkëpunim muzikor me tezen e saj, këngëtaren e njohur, Albërije Hadërgjonaj dhe mesa duket rezultoi të jetë e vërtetë. Vetëm pak më parë me anë një postimi në ‘Instastory’ të dyja këngëtaret e kanë pranuar se do të sjellin një këngë bashkë dhe kanë treguar se do të publikohet së shpejti.

Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe në muzikë. Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer dhe me projekte që numërojnë miliona klikime, ky bashkëpunim mes dyshes gjatë kësaj vere do të jetë një konkurrencë edhe për artistët e tjerë që po lansojnë mjaft bashkëpunime.