Celebrities Pardon My French Sport

Goldi Halili, e para grua ne menaxhim e skuadrës së Tiranës, në një intervistë speciale në “Pardon My French”!

Një “Pardon My French” ndryshe këtë të mërkurë, teksa erdhi shumë sportive me të ftuar Goldi Halili për të folur për skuadrën e Tiranës. E para grua që drejton një ekip futbolli, Goldi Halili shprehet për skuadrën e Tiranës, ose siç dëshiron ta quajë ajo, skuadrën e Tironës.

Nuk jemi thjesht një histori suksesi, por trashëgimi e këtij qyteti. Ne kishim motot tona, jemi të parët dhe të vetmit. Ne nuk jemi grupi i parë, por i pari që kemi arritur këtë sukses dhe të vetmit sepse jemi zot në gjithçka tonën.

Me fjalët më të ngrohta për këtë skuadër dhe qëllimin e saj për unitet dhe gjithëpërfshirje, ja si shprehet më tej Goldi Halili.

Në pajën e këtij qyteti është skuadra e Tiranës. Familja tiranase është e madhe dhe dyert janë të hapura për të gjithë.

Duke treguar më tej për suksesin e këtij ekipi Halili zbuloi se kjo skaudër numëron 102 vite tashmë me 26 kupa kampionati. E para grua që drejton një ekip futbolli, Halili shpjegon se asnjëherë kjo skuadër nuk është trajtuar si ajo ka menduar që e meriton një klub që ka shkruar histori në futbollin shqiptar. Teksa shpjegoi lidhjen jo vetëm personale, por familjare që ajo ka me këtë ekip, Halili shprehet si më poshtë.

Më shumë më ka dhënë ngërçe dhe më ka ndjekur mbiemri i babit, ndërkohë që unë vetë kam punuar për ato që kam dashur të arrij. Përtej kësaj stigmës, kam qenë gjithnjë vetvetja dhe këtë e kam përçuar edhe me tekste këngësh.