Sport

Goli ‘akrobatik’ i Richarlison de Andrade, më i bukuri i Kupës së Botës!

Goli akrobatik i Richarlison de Andrade kundër Serbisë në fazën e grupeve u votua si më i bukuri i Kupës së Botës në Katar. Këtë e bëri të ditur FIFA, e cila kishte hapur një votim pak ditë më parë. Brazili u eliminua nga goditjet e penalltisë përballë Kroacisë, por goli i Richarlison u ‘gozhdua’ në këtë turne dhe u shpall goli më i bukur.

“Noche Qatarina del Diez” dhuroi emocione, gola, argëtim. U zgjodh Argjentina, e aftë të fitojë tre Kupa Bote dhe gjithashtu e aftë për të fituar tre herë, të njëjtën ndeshje kundër Francës. Së pari, në kohën e rregullt kur për 80 minuta dominoi e pothuajse tallej me kundërshtaren, deri në ato momente, kampione në fuqi. Pastaj në kohën shtesë kur e djathta e “Pleshtit” dukej se ia dha titullin përgjithmonë.

Në fund, te gjuajtja e penalltive, aty ku Seleccion pati saktësinë që në mënyrë të bujshme iu mungoi djemve të Didier Deschampsit. Messi fitoi Kupën e Botës që dukej sikur ia mohonin “perënditë e futbollit”, por ndërruan mendje dhe triumfi erdhi pas 36 vitesh kur i bekuari ishte Diego Armando Maradona.

Siguria për të fituar, pasoi avantazhin e dyfishtë e më tej, përmes një ulje-ngritjesh emocionesh gjithë adrenalinë u arrit triumfi që shpërbleu gjithë skuadrën. Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Gjatë finales së Kupës së Botës platforma e mesazheve WhatsApp e cila operon në kuadër të Meta-s, ka thyer rekord me mesazhe. Ka qenë vet themeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili e bëri të ditur lajmin.