Gossip

Goli më i bukur i vitit 2021, FIFA hap votimin për kandidatët e “Puskas Award”!

FIFA ka publikuar pasditen e sotme 11 golat që do të garojnë për çmimin “Puscas”, ose goli më i bukur i vitit 2021. Me publikimin e videos, është hapur zyrtarisht edhe votimi, ndërkohë që fituesi i këtij çmimi do të zbulohet në ceremoninë gala të planifikuar për më 17 janar të vitit të ardhshëm.

Goli i Patrick Schick, shënuar në Kampionatin Europian ndaj Skocisë dhe ai i austriakut Valentino Lazaro shënuar ndaj Bayer Leverkusenit, kur luante te M’gladbach në Bundesligë, janë edhe favoritët kryesorë për të fituar këtë çmim prestigjoz.

Kandidatët:

Luis Díaz
Gauthier Hein
Érik Lamela
Valentino Lazaro
Riyad Mahrez
Sandra Owusu-Ansah
Vangelis Pavlidis
Daniela Sánchez
Patrik Schick
Mehdi Taremi
Caroline Weir