Bota

“Google” feston 23-vjetorin, “vishet” me ngjyra, tortë dhe qirinj!

Nëse sot keni hapur “google”, tashmë e dini që feston 23-vjetorin!

Për “atë” që di gjithçka, google-in, pamja e motorit të kërkimit ndryshoi totalisht pamjen për këtë ditë speciale të ditëlindjes.

Ndërsa fondacioni i Google filloi në vitin 1997, ai u krijua zyrtarisht si një kompani më 27 shtator 1998. Bashkë-themeluar nga Sergey Brin dhe Larry Page, Google është sot motori i kërkimit më i përdorur në nivel global.

CEO i saj aktual është Sundar Pichai, i cili pasoi Page në 24 tetor 2015.

Edhe 100 “Google”!