Tech

Google nuk funksinon për 45 minuta dhe bota hyn në kaos!

A e imagjinoni dot jetën pa “Google”?! Nuk e kishim menduar më parë, por ja që ndodhi dhe mjaftuan disa minuta për ta kthyer botën në një kaos.

Shërbimet si YouTube, Gmail, Google Drive për më shumë se 45 minuta kanë pushuar së punuari duke mos lejuar përdoruesit të ngarkojnë apo të luajnë video e dokumente. Dhe kjo në sajë të hackerave, të cilët kanë ndërhyrë në rrjetin më të madh në glob duke “fikur” çdo shërbim.

Sipas faqes në internet që merret me monitorimin e ndërprerjeve “DownDetector”, më shumë se 12.000 përdorues të YouTube u prekën në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Indinë. Çrregullime janë raportuar edhe në Kosovë dhe vende tjera.

BBC ka kontaktuar Google për të komentuar arsyet e çrregullimit, por një zëdhënës tha se ata nuk ishin në gjendje të hynin në emailin e tyre gjatë ndërprerjes.
Shumë individë dhe biznese mbështeten në shërbimet e Google për aplikacionet themelore të punës si posta elektronike dhe kalendarët.

Dështime të tilla në sistemet e Google janë të rralla, megjithëse një problem me disa servera shkaktoi vështirësi për përdoruesit e Shteteve të Bashkuara në qershor të vitit 2019.